Në fillim të vitit 2020 Bullgaria dhe Vietnami shënuan 70 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis tyre. Vendi ynë është një nga shtetet e para, pas Kinës dhe Bashkimit Sovjetik, që zyrtarisht e njohu Republikën Demokratike Vietnam më 8 shkurt 1950. Që atëherë filloi dhe bashkëpunimi midis shteteve tona. Shumë bullgarë kujtojnë akoma të kaluarën jo të largët, përpara vitit 1989, kur në Bullgari mësonin dhe punonin shumë vietnamezë. Përvetësimi i gjuhës bullgare fillonte akoma në Vietnam, ku i përgatisnin pedagogë bullgarë. Në vazhdim të dekadave përmes shkollave të larta në Bullgari kanë kaluar mbi 30 mijë studentë vietnamezë, të cilët jo vetëm se nuk kanë harruar gjuhën bullgare, por dhe kanë akoma ndjenja të ngrohta dhe të mira ndaj vendit tonë. Mes tyre është docentja Tran Thi Minh Hoa, e cila sot është zëvendës rektore në Universitetin e Shkencave Sociale dhe Humane në qytetin Hanoj.
“Më fort kujtohem për pedagogët e mi të mirë dhe për shokët - vë në dukje në intervistën e saj të dhënë për Radion Kombëtare Bullgare docentja Hoa. Në fillim më qe pak e vështirë të mësoj gjuhën bullgare, por munda të përfundoj arsimin tim të lartë me nderime, të vazhdojë në një shkallë më të lartë dhe të mbroj disertacion. Pjesa më e madhe e njerëzve në Vietnam, të cilët kanë mësuar dhe kanë përfunduar studimet e tyre në Bullgari, janë shumë të mirë në sferën e vet . Disa arritën suksese të konsiderueshme në shkencë, kurse të tjerë zënë poste të larta në qeveri, në administratë, nëpër organizata të ndryshme e kështu me radhë. madhe e të fortë në Vietnam e përfaqësuar nga ne.”
Sipas docentes Hoa, Bullgaria dhe Vietnami mund të zhvillojnë bashkëpunim në fusha të shumta, si turizmi, shkenca, kultura, arsimi. Posaçërisht në sferën e arsimit të lartë, mund të zhvillohen programe të përbashkëta master dhe të tilla për doktorantë. Ka mundësi për specializime dhe këmbim pedagogësh.
“Të dyja shtetet mundet të lidhin marrëveshje për studentë të përhershëm të doktoratës në gjuhën bullgare në universitete të ndryshme në Vietnam, si dhe në gjuhën vietnameze në Bullgari - vë në dukje akoma zëvendës rektorja Hoa. Më e reja, mbi të cilën po punojmë është një botim i përpunuar i një fjalori bullgaro-vietnamez, i cili është në dy vëllime i cili është botuar nga Universiteti i Sofjes “Kliment Ohridski” gjatë viteve 1983-84. Fjalori është një pjesë e projektit „Improving the quality of foreign languages...” dhe është me përkrahjen financiare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë.”
Në ekipin i cili përgatit botimin e ri të fjalorit është dhe profesori Stojan Burov, një nga pedagogët në gjuhën bullgare, i cili në fillim të viteve 80 të shekullit të kaluar i ka mësuar në Vietnam kandidatët për universitetet bullgare:
“Nga fjalori do të ketë një dobi të madhe, sepse ai do të ndihmojë të gjithë , të cilët e mirëmbajnë gjuhën e vet bullgare. Ka vietnamezë të shumtë, të cilët merren me shkencë, me kulturë. Fjalori do të jetë i dobishëm dhe në fushën e tregtisë, ekonomisë, të biznesit dhe më në veçanti në fushën e turizmit. Vietnami është një destinacion shumë interesant turistik - ka një vijë bregdetare shumë të gjerë dhe aty gjithmonë është verë. Vietnamezët janë njerëz shumë pragmatikë, kurse ideja të bëhen lektorata të përhershëm në gjuhën bullgare në Vietnam dhe në gjuhën vietnameze në Bullgari është shumë e mirë. Ky nuk është vetëm një mësim të gjuhës bullgare, por është një afrim deri tek kultura dhe lidhjet midis njerëzve”.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..