Komisionari Evropian për Zgjerimin Oliver Várhelyi kërkoi nga Maqedonia e Veriut për të bërë përpjekje suplementare dhe ta kuptojë Bullgarinë, që të gjendet një vendim i pranueshëm edhe për të dyja palat, njofton sajti maqedonas “Sakam Da Kazam“.
Várhelyi tha para Komisionit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian se kjo është “çështje e vullnetit politik, angazhimit dhe vendosmërisë” dhe shprehu gatishmëri nga ana e Komisionit Evropian për ta ndihmuar gjetjen e vendimit.
Komisionari Evropian paralajmëroi se është gjithnjë e më i vogël shansi që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria t’i fillojnë negociatat për aderimin në BE sivjet, vë në dukje BTA.
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..