Më 3 dhjetor shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Njerëzve me Aftësi të Kufizuara, të shpallur me vendim të Asamblesë së Përgjithshme të OKB -së në vitin 1992. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen mbi nevojën për të siguruar një jetë normale shoqërore për njerëzit me aftësi të kufizuara.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Njerëzve me Aftësi të Kufizuara në 10 stacione të metrosë në Sofje, shkëlqyen buzëqeshjet diellore të fëmijëve me aftësi të kufizuara nga projekti fotografik "Fëmijët e Ndryshëm të Bullgarisë", njofton faqja e internetit stolica.bg.
"Të gjithë fëmijët buzëqeshin në të njëjtën gjuhë! Shihni sytë e tyre dhe njihuni me ëndrrat e tyre! ”, shkroi autorja e projektit Anna Jonçeva në rrjetet sociale. Fotografitë mund të shihen deri më 14 dhjetor.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..