Xhiroja e hoteleve është ulur 80% gjatë 2020-ës. Këtë e tha në një intervistë për televizionin bTV Borisllav Haxhiev nga Asociacioni bullgar i Hotelierëve dhe i Pronarëve të Restoranteve. Sipas tij deri në momentin e tanishëm biznesi i hoteleve nuk ka ndier një ndihmë reale të shtetit.
Dega ka përfituar nga masa “60/40”, por, sipas fjalëve të Haxhievit, ajo ka qëllim t’i ndihmojë njerëzit, që të ruajnë vendin e punës dhe jo vetë biznesin. “Mirëpo, në një moment biznesi mund të mos ekzistojë më dhe atëherë kjo masë nuk do të jetë e dobishme”, komentoi Haxhiev. Ai sqaroi se aktualisht hotelet formalisht nuk janë mbyllur, por biznesi është pezulluar, sepse nga 30 deri në 50 për qind prej të ardhurave të tyre janë nga shërbimet shtesë – restorantet, sallat e konferencës etj., shërbime këto, të cilat aktualisht nuk ofrohen.Bujqësia në Bullgari ruan stabilitetin e saj, duke siguruar punësim për 6% të popullsisë dhe duke zënë rreth 4% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Këtë e tregojnë të dhënat aktuale për gjendjen e sektorit, të prezantuara nga ministri i..
Një nga kompanitë më të mëdha të riparimit të avionëve në aviacionin civil ka zgjedhur Burgasin për një investim në shkallë të gjerë në riparimin dhe mirëmbajtjen e avionëve, njoftoi Bashkia e Burgasit. Në 74 hektarë në zonën e Aeroportit të Burgasit,..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..
Bujqësia në Bullgari ruan stabilitetin e saj, duke siguruar punësim për 6% të popullsisë dhe duke zënë rreth 4% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB)...