Eurodeputetja bullgare Elena Jonçeva për rezolutën evropiane, në të cilën vihen në dukje provat dhe përpjekjet e disa vendeve anëtare të mbysin mediat kritike dhe të pavarura.
Mjetet evropiane nuk duhet të shkojnë në mediat e kontrolluara nga qeveria, kurse Komisioni Evropian rregullisht duhet të vlerësojë ndërhyrjen e qeverisë dhe transparencën në pronësinë e mediave. Për këtë u bënë thirrje 553 prej eurodeputetëve në një rezolutë të veçantë për të forcuar lirinë e medias. Dhe pavarësisht se rezoluta nuk ka një element lidhës, ajo është dokumenti evropian i radhës, i cili shpreh përkujdes për gjendjen e mediave në territorin e bashkësisë.
“Ideja e rezolutës është jo thjesht të themi se çfarë problemesh ka në Evropë, por të mund të gjejmë instrument që ato të mund të zgjidhen. Ambicia është që ajo të bëhet baza e një kornize legjislative të ardhshme dhe e vendimeve, të cilat do të pranohen nga Komisioni Evropian” - sqaroi para Radios Kombëtare Bullgare eurodeputetja Elena Jonçeva, bashkëraportuese në emër të Partisë së Socialistëve Evropiane. Një pjesë e madhe e problemeve të vëna në dukje në raport, janë të dukshme në mjedisin mediatik në Bullgari.
Ajo theksoi se propozimet të cilat i ka bërë kanë gjetur vend në dokument dhe janë me një rëndësi të madhe për Bullgarinë.
“E para është që shpërndarja e fondeve nga programet evropiane të komunikimit të mos të bëhet nga qeveritë e shteteve anëtare. Që të gjithë e kemi të qartë se në këtë mënyrë krijohen media të dëgjueshme dhe të nënshtruara, kurse kur një medie nuk është korrigjuese e pushtetit, ajo në praktikë nuk mund të kryejë funksionet e veta. Që të shmanget shpërndarja e parave dhe nga organizatat e shoqërisë civile pro-qeveritare, ato nuk duhet fare të shpërndahen nga organizatat kombëtare - thotë Jonçeva.
Ky rol duhet t'i besohet një organizate me qendër në Evropë, e cila ka një mbështetje dhe besim të mjaftueshëm, e cila respekton të gjitha kriteret dhe standardet e gazetarisë.
Eurodeputetja nënvizoi se në rezolutën e miratuar këmbëngulet që të ketë një fond për të mbështetur gazetarinë hulumtuese. Propozohet të zhvillohet një legjislacion evropian, i cili të mbrojë gazetarët nga çështjet gjyqësore, të cilat kanë për qëllim shtypjen, diskreditimin ose frikësimin e tyre.
Në dokument paralajmërohet se liria e mediave po keqësohet gjatë viteve të fundit, kurse kriza me Covid-19 po e ndërlikon edhe më tepër problemin. Në lidhje me këtë priten masa konkrete legjislative nga Komisioni Evropian, që të mund të sigurohet një transparencë e veprimtarisë së drejtuesve.
Një intervistë e gazetares Sillvija Velikova me Elena Jonçevën në transmetimin “Politikisht JOkorekte” të Radios Kombëtare Bullgare
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..