Oligarkia më sulmon sepse Bullgaria hyri në dhomën e pritjes për euron dhe ata nuk mund ta përdorin sistemin bankar si më parë, thotë Kryeministri Bojko Borisov para gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. Si shkak për sulmet kundër tij Borisov shënon sukseset në luftimin e kontrabandës së duhanit për qindra milionë euro. Ai përmend edhe pakënaqësinë për blerjen e avionëve F-16, si dhe diversifikimin e furnizimeve të gazit për Bullgarinë.
“Fotografitë nga dhoma ime e gjumit janë si të marra nga një manual i KGB-së. Disa nga oponentët e mi janë ish-agjentë sekretë, njerëz nga këto rrethe, ose fëmijë spiunësh, oficerë nga shërbimi rus ushtarak i hetimit, shton Kryeministri, cituar nga BNR.
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..