Në një takim me Kryeministrin Bojko Borisov Ministri i Mjedisit dhe Ujërave Emill Dimitrov ka siguruar Kryeministrin Bojko Borisov se nuk do të ketë krizë lidhur me furnizimin me ujë në Burgas dhe për këtë qëllim do të ndërmerren masat e domosdoshme gjatë muajve në vijim. “Do të ketë ujë të pijshëm, do të ketë ujë edhe për bujqësinë” – shkroi në profilin e vet në Facebook Ministri pasi u takua me Kryeministrin Borisov. Kjo ndodhi pasi më herët sot Ministri Dimitrov shkoi papritmas në Parlament dhe shkaktoi skandal, duke shpallur se “Tani për tani liqenet artificiale në Bullgari janë siguruar me 45% të vëllimit të tyre ".
Ai paralajmëroi se politika për liqenet artificiale po mbetet seriozisht prapa dhe parashikoi një krizë uji në bujqësi në 2021. Gjendja e liqenit artificial Kamçia, i cili furnizon me ujë të pijshëm komunat bregdetare të Burgas dhe Pomorie, është shqetësuese.
"Burgas mund të mbetet pa ujë vitin e ardhshëm", tha Ministri, duke krahasuar situatën me krizën serioze të ujit në vitin 2019 në qytetin Pernik, afër kryeqytetit, dhe regjimin e ujit që popullata përjetoi atje. Sipas Dimitrovit, është e nevojshme të arrihet një siguri prej 70-75% të rezervuarëve në mënyrë që të shpëtohet një industri e tërë në Bullgari - bujqësia.
Informacioni i Ministrit Emill Dimitrov dhe konstatimi i tij se “vendimet politike i asgjësojnë liqenet artificiale” shkaktoi debate të zhurmshme në sallën plenare. Opozita kërkoi dorëheqjen e qeverisë.
Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..
Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..