Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pavarësia e Shqipërisë dhe përkrahja e popullit bullgar

Foto: arkiv

Para 108 vitesh populli bullgar priti me mirëkuptim dhe gëzim shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912.

Dhe në të vërtetë, Bullgaria kudo, në Konferencën e Londrës, para qeverive të mëdha, nuk u kursye kurrë për të marrë anën e Shqipërisë e për të mbrojtur të drejtat e kombit shqiptar.

Kolonia shqiptare në Bullgari priti mirë rilindësit e shquar Petro Nini Laurasi, Fan Noli etj. Me ndihmën e madhe të shoqërisë bullgare u organizuan mbledhje masive, në të cilat u shqyrtuan çështjet shqiptare për liri dhe pavarësi. Në Bullgari u përgatitën dhe armatosën çetat e Çerçiz Topallit dhe Mihail Gramenos që çeta kanë luftuar heroikisht për çlirimin e Shqipërisë.

Më shumë hollësi për veprimtarinë e emigracionit shqiptar në Bullgari mund të lexoni në artikullin tonëPopulli bullgar në përkrahje të Pavarësisë së Shqipërisë nga koleksioni i Radio Bullgarisë

Urime 28 nëntori! Gëzuar Festën e Pavarësisë!




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në qytetin Haskovo ekspozohet ikona mrekullibërëse "Nëna e Shenjtë - Molla e Artë"

Për herë të dytë këtë vit, në qytetin Haskovo të Bullgarisë Jugore, për të krishterët ortodoksë do të ekspozohet për adhurim ikona “Shën Nëna e Zotit – Molla e Artë”, e cilësuar si mrekullibërëse. Lajmin e njoftoi Mitropolia e Shenjtë e Plovdivit...

botuar më 24-08-13 5.50.PD

Natyra ndryshon më 6 gusht

Në ditën e gjashtë pas fillimit të Kreshmës kushtuar Fjetjes së Hyjlindëses, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Shpërfytyrimin e Krishtit , një nga dymbëdhjetë festat e Zotit. Dhe siç e dikton tradita bullgare, festa kishtare shoqërohet me besime..

botuar më 24-08-06 5.10.PD

Respektojmë malin më të lartë bullgar - Rilla

Në datat 3 dhe 4 gusht mbahet Festivali i përvitshëm kushtuar Malit Rilla . Ai daton që nga viti 1925 dhe festohet në ditët e para të gushtit. Çdo vit në këto ditë mijëra dashamirës të malit nga vendi dhe nga jashtë mblidhen në shpatet e bukura..

botuar më 24-08-03 2.25.MD