Libri “Dhe Çapa krijoi botën” ka frymëzuar krijimin e itinerarit për një vizitë-shëtitje virtuale të Sofjes, kushtuar veprimtarisë së skulptorit Georgi Çapkënov, autor i statujës-simbol të kryeqytetit tonë. Në kuadrin e 60 minutave ata të cilët i janë bashkuar udhëtimit virtual do të mësojnë fakte kureshtare për mjeshtrin e madh: që ku vjen familja e tij, ku gjendet atelieja e Gjeorgji Çapkënovit, skulptura e një gjimnasteje ose e një balerine zbukuron shatërvanin përpara Teatrit Popullor në Sofje, si dhe për cilin krijim të vet Çapkënovi merr medalje të artë nga Salloni Kombëtar për Arte të Bukura në Paris. Udhëzues në shëtitjen virtuale më 30 nëntor do të jetë Viktor Topallov.
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..