Në Ligjin për buxhetin shtetëror, i cili u votua nga Parlamenti janë parashikuar mjete për barazimin e pagave minimale të pedagogëve në universitet.
Paga minimale për asistentët bëhet 1300 leva (665 euro), për docentët – 1500 leva (767 euro), për profesorët – 1600 leva (818 euro), bëri të ditur Ministri i Arsimit dhe Shkencës Krasimir Vëllçev gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me sindikatat në shkollat e larta.
Sipas sindikalistes doc. Liljana Vëllçeva me marrëveshjen e re do të zgjidhet problemi lidhur me pabarazitë e mëdha në sistemin e arsimit të lartë, ku paga e një asistenti në shkollat e ndryshme të larta lëvizej nga 700 leva (358 euro) deri në 1600 leva (818 euro), transmetoi BTA.
Mjeshtri italian i kuzhinës Daniele Priori së bashku me 10 të rinj me aftësi të kufizuara intelektuale do të përgatisin një drekë italiane në Qendrën Ditore “Bota” të Fondacionit “Bota e Marisë”. Priori dhe të rinjtë do të gatuajnë makarona "AUMM -..
Gjatë natës dhe të enjten një front i ftohtë atmosferik do të kalojë në vend nga veriperëndimi. Në shumë vende në rajonet perëndimore dhe në Fushën e Danubit do të bien reshje shiu, të cilat shpejt do të kalojnë në borë në zonat e larta të Bullgarisë..
56% e bullgarëve preferojnë që Legjislatura e re e 51-të të Kuvendit Popullor të formojë një qeveri, edhe nëse kjo është me çmimin e kompromiseve. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues kombëtar i kryer nga Agjencia Sociologjike “Gallup International”..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..