Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Manastiri i Shenjtë i Rilës jep shpresë dhe qetësim në ditët e sprovave

Foto: rilskimanastir.org

Megjithëse qëndrojmë në shtëpitë tona nga frika e epidemisë, ne nuk harrojmë të kërkojmë Zotin atje ku më mirë dëgjohet lutja jonë e sinqertë. Lutësit përmbushin tempujt çdo ditë dhe pelegrinët shkojnë në një pelegrinazh në ndonjë nga vendet e shenjta në tokat tona.

Manastiri i shenjtë i Rilës dhe në këto muaj të vështirësive dhe vuajtjeve mbetet një vend i preferuar për shumë besimtarë.

“Flasim për pelegrinë, të cilët vijnë në Manastirin e Shenjtë si të krishterë dhe besimtarë - thotë igumeni i Manastirit të Rilës peshkopi Evlogjij. Kjo është e mirë jo vetëm për Manastirin e Shenjtë, por dhe për çdo një njeri të mund të gjejë afërsi me Zotin, qetësi, përkrahje, shpresë. Kuptohet se, duke u respektuar që të gjitha masat  dhe kërkesat higjienike, të cilat janë vendosur nëpër të gjithë vendin. Ne bëjmë atë që është e domosdoshme- vazhdimisht bëhet dezinfektim nëpër kisha, në hyrje kemi rrogoza të vëna speciale me dezinfektues. Ikonat po kështu dezinfektohen rregullisht, si dhe të gjitha pjesët prej druri në kishë, deri tek të cilat afrohen besimtarët, fronet prej druri për t’u ulur, parapetet”.  

Sipas legjendës, historia e Manastirit të Rilës lidhet me Shën Ivan Rillskin, i cili gjatë shekullit të 10 ka ardhur nëpër këto troje, që t’u përkushtohet në agjërim dhe lutje larg nga kotësia e kësaj bote. Pas vdekjes së tij, ndjekësit e tij kanë ngritur manastir afër vendit, ku murgu ka përfunduar jetën e tij tokësore.  

Gjatë shekujve Manastiri i Shenjtë është kthyer në një qendër shpirtërore, arsimore dhe kulturore, derisa vendi ynë nuk ka humbur  pavarësinë e vet gjatë shekullit të 14, duke rënë nën pushtetin osman. Ka pasuar vite të një errësire, kurse një shekull më vonë vendi i shenjtë është shkatërruar dhe i vjedhur nga sunduesit osman. Rrezet e para të ndritshme kanë ardhur aty nga fundi i shekullit të 15, kur me ndihmën e dhurimeve të bullgarëve nga i gjithë vendi, Manastiri i Rilës  ka filluar të rimëkëmbet dhe të rikthejë oreolin e vet të një qendre shpirtërore.

“Manastiri i shenjtë i Rilës është i ndërtuar gjatë kohës së robërisë turke në pamjen e vet të sotme me përjashtim të Kullës së Hreljos, e cila është nga koha e mbretit Ivan Shishman - tregon peshkopi Evlogij përpara Radios Kombëtare Bullgare - Bllagoevgrad. - Paraardhësit tanë në rrethana shumë më të vështira  janë kujdesur për të - ta rinovojnë pas masakrave gjatë skllavërisë, të ndërtojnë pamjen e tij të sotme pavarësisht nga skamja dhe nga privimet. Prej nesh kërkohet që ne ta vazhdojmë këtë veprimtari dhe pavarësisht nga epidemia ta mirëmbajmë Manastirin e Shenjtë në një gjendje të mirë, që të mund ta ruajmë për brezat e ardhshëm”.  

Çdo një i cili ka dëshirë të flejë në manastir , është i mirëseardhur, bind peshkopi Evlogij. Mjerisht gjatë dimrit mbeten të mbyllur për vizitorët Kulla e Hreljos dhe kuzhina e vjetër e manastirit e quajtur magernica. Por mund të shikohen muzeu qendror, godinat e manastirit dhe kisha, në të cilën të kërkojmë mbështetje te Zoti.


“Lutja është ajo e cila mund të kërkojë çdo gjë nga Zoti dhe të na japë qetësi, besim, shpresë, mbështetje-thotë igumeni. Pa lutje nuk arrihet asgjë. Në vitet e sprovave në të kaluarën , kur në rajon ka pasur murtajë, kolera dhe epidemi të tjera të ngjashme, pikërisht lutja  ka ndihmuar të evitohen  këto sprova  përmes pjesëmarrjes në shërbesat dhe lutjet e përgjithshme fetare. Liturgjia e Shenjtë shërbehet për të gjithë të krishterët, por ai i cili nuk është në gjendje të vizitojë ndonjë nga tempujt ose manastiret e shenjta të Zotit mund të lutet dhe në shtëpi. Lutja në shtëpi po kështu ka rëndësinë e vet të madhe për çdo një të krishterë, për çdo një njeri”.  

Peshkopi i Adrianopojës Evlogij beson se, epidemia nga koronavirusi është një sprovë për të gjithë njerëzit. Prandaj dhe na këshillon të kërkojmë mbështetje te Zoti.  

“Çdo një njeri le të kthehet drejt vetëdijes së vet dhe ta lusë Zotin për falje për mëkatet e tij të vullnetshme dhe të pavullnetshme, të cilat i ka kryer. Dhe të lutemi që të gjithë që sa më shpejt të kalojë kjo fatkeqësi katastrofike.”  

Autore: Diana Cankova /në bazë të intervistës së Mariana Popovës nga RKB-Bllagoevgrad/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva 

Foto: rilskimanastir.org dhe arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këshilli i Apostujve të Shenjtë

Hristo Cokev - një nga artistët e parë me arsim akademik para Çlirimit

Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...

botuar më 24-11-01 7.20.PD

Muzeu në Razgrad ofron një turne falas përmes Abritusit të lashtë

Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..

botuar më 24-10-30 7.20.PD

Shën Dhimitri i Selanikut - mbrojtësi shpirtëror i qytetit Vidin

Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..

botuar më 24-10-26 6.55.PD