Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 260

Foto: BGNES

Një  numër rekord i të shëruarve brenda 24 orëve – 1364 veta

2279 janë rastet e reja me koronvirus ne vendin tonë pas 5729 testeve PCR, që është mbi 39%. Me to numri total i rasteve të konfirmuara në Bullgari nga fillimi i epidemisë ka arritur  120 679, tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ. Numri i përgjithshëm i testeve me datë 22 nëntor është 911 036.

Rastet aktive janë 82 125. Në spital janë shtruar 6193 pacientë, 408 prej tyre janë në reparte intensive.

Të shëruarit brenda 24 orëve janë 1364 dhe numri i përgjithshëm bëhet 35 752. Kanë vdekur 42 veta, me të cilët të gjitha rastet e vdekjes deri tani bëhet 2820.

Në spitale do të pranohen edhe pacientë pa test pozitiv PCR

Ndjesia për kaos në sistemin shëndetësor nuk i përgjigjet së vërtetës. Punojmë në kushtet e situatës së veçantë të pandemisë, tha para BNR dr. Bojko Penkov, Zëvendësministër i Shëndetësisë. Ai tha, se si mjek ka qenë në vijën e parë gjatë epidemive të grupit dhe situata ka qene aq e tmerrshme siç është  sot.

Penkovi shtoi, se problemi nuk është lidhur me strukturat spitalore, por me personelin. “Mjekët dhe infermieret tona janë në moshë më të pjekur, kanë probleme kronike, kanë frikë për vetveten dhe të afërmit e tyre”, theksoi Zëvendësministri. Ai siguroi, se do të propozojë që në spitalet të pranohen pacientë me simptoma dhe pa test pozitiv PCR që të pakësojnë rastet e të vdekurve për shkak të ndihmës mjekësore të vonuar.

Përhapja e pandemisë do të vonohet kur ka testim më të mirë

Identifikimi i  shpejtë  i të infektuarve do të vonojë ritmin e përhapjes së korornavirusit, mendon doc. Lybomir Kirov, Kryetar i Shoqatës kombëtare të mjekëve familjar. Para BNR Kirovi bëri thirrje “të mos bëjmë  veprimtari amatore, sepse kohën e fundit vetëmjekimi i pa drejtë bëhet më i rrezikshëm se sa  vetë virusi. Secili përjeton shqetësim dhe frikë, por kjo nuk duhet t’i shtyjë njerëzit të mjekohen vetë”, tha docenti.

Do të mund të ndihmojmë spitalet, kur jemi maksimalisht efektivë dhe kemi mundësi për identifikimin e shpejtë, izolimin dhe kontrollin e një numri më të madh pacientësh, që janë të infektuar, nënvizoi eksperti.

Rritja e  shqetësimit ndër bullgarët për shkak të COVID-19

6% prej bullgarëve e kanë kaluarCOVID-19, ndërsa 5% aktualisht janë  të sëmurë me koronavirus, tregon një studim i Institutit për studimin e popullsisë dhe njeriut pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.

Rritet ndjeshëm shqetësimi nga infektimi. 60% prej njerëzve mendojnë, se nuk mund të evitojnë rrezikun. Ndër të anketuarit ka një mosbesim ndaj informacionit për pandeminë, që e bënë menaxhimin e krizës shumë të ndërlikuar, tha për Nova TV drejtori i Institutit Antoaneta Hristova.

Nëse në mars 84 % e kanë mbështetur masat e qeverisë kundër pandemisë, tani ata anë 35%. Shqetësimi kthehet në nivelet e marsit 2020, kur mesatarja ishte 5.4, krahasuar me 5.55 aktuale, e vlerësuar sipas shkallës prej  dhjetë pikësh.

FKSHB kërkon shpalljen e karantinës 3 javore në vend

Sipas modelit të një sërë shtetesh evropiane duhet të forcojmë masat kundër epidemisë dhe të shpallet një karantinë së paku tre javore, tha për TV ”Evropa” Valeri Simeonov, lider i Frontit Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë, parti e cila është në koalicionin qeveritar. Simeonovi tashmë i ka njohur partnerët nga GERB dhe masat do të diskutohen në këshillin politik gjatë javës së ardhshme. Ai nuk pranon argumentin, se mbyllja e  shtetit  mund të lëkundë ekonominë, sepse epidemia e mbingarkon sistemin shëndetësor të vendit.

Pas miratimit të buxhetit të shtetit Simeonov, i cili është Zëv/kryetar i Parlamentit do të parashtrojë  propozimin që  edhe deputetët të mund të punojnë nga distanca, deklaroi politikani.

Lideri i opozitës bëhet sanitare-vullnetare kundër COVID-19

Lideri i opozitës do të bëhet sanitare në Akademinë Mjekësore Ushtarake, deklaroi para BNT kryetarja e PSB Kornelija Ninova. Ajo tashmë e kaloi sëmundjen COVID-19 dhe njoftoi, se menjëherë pas diskutimit të buxhetit alternativ të së majtës në parlament do të bëhet vullnetare në luftën kundër infektimit. Ninova rikujtoi, se tashmë shumë deputetë të së majtës janë bërë vullnetarë dhe kolegë të tjerë se shpejti do të përfshihen në luftën me virusin.

Sipas fjalëve të saj, COVID-19 mund të jetë mundur, nëse krijohen spitale të pastra dhe spitale vetëm për pacientë me koronavirus. Beteja e vjetër e PSB është insistimi që spitalet të mos jenë shoqëri tregtare, kujtoi Ninova dhe këmbënguli që të bëhet një dosje elektronike për secilin bullgar.

Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 3 dhjetorin 2023

Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, në Sofje 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht i vranët, në zonat juglindore me reshje shiu. Në Bullgarinë Jugperëndimore do të ketë thyerje dhe ulje më të theksuara të vranësirave...

botuar më 24-12-02 7.35.MD
Borisllav Sarafov

Prokuroria dhe Ministria e Brendshme shpallën zero tolerancë ndaj dhunës në ambiente publike

Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror Borisllav Sarafov, u shpreh qëndrimi se Prokuroria dhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk do të jenë..

botuar më 24-12-02 4.05.MD

Sulmi kundër Teatrit Kombëtar tërhoqi vëmendjen e Parlamentit Europian

Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës  "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata teatrore nga 39 vende t'i drejtohen institucioneve të Bashkimit Evropian. “Në Teatrin Kombëtar të Sofjes,..

botuar më 24-12-02 1.57.MD