Qeveria nuk ka ndërmend të shtyjë zgjedhjet për shkak të epidemisë
Nuk ka plan për shtyrjen e zgjedhjeve, të cilët duhet të zhvillohen vetëm pas disa muajsh, deklaroi për BTV Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev. “Është çështje tjetër si duhet të organizohet procesi i zgjedhjeve që të krijomë më pak rrezik për popullsinë”, komentoi ai. Tomisllav Donçevi tha gjithashtu, se qeveria nuk ka frikë që të mbyll shtetin për kohë të caktuar dhe siguroi, se në rast nevoje do t ndërmerren masa më të rrepta. Sipas tij, mbyllja totale është masa më e lehtë nga pikëpamja shëndetësore, por ajo ka shumë pasoja për ekonominë dhe statusin social të njerëzve dhe për gjendjen e tyre psikike, Ai shtoi, se deri në disa javë do të jenë në dispozicion receta elektronike dhe rekomandimi elektronik.
Pranimi në spitalet e Sofjes është rritur me 1300 veta për tre javë
Për tre javë numri i të shtruarve në spital në kryeqytet është rritur me mbi 1300 veta, njoftoi Kryebashkiakja Jordanka Fandëkova për BNT. “ky është një presion i madh ndaj sistemit tonë shëndetësor”, komentoi ajo, duke shtuar, se spitalet me shumë mundime ka arritur t’u japin mundësi njerëzve të mjekohen. Kryetarja e Bashkisë së kryeqytetit tha gjithashtu, se nuk duhet të lejomë përsëri rritje të ndjeshme të të shtruarve në spital, sepse sistemi shëndetësor nuk do t’ rezistonte një presioni të tillë. Duhet të mendohet për kthimin gradual të nxënësve në shkollë, nëse situata e lejon këtë, theksoi ajo, por sqaroi, se kjo nuk mund të bëhet njëkohësisht për të gjithë nxënësit. Nëse organizatorët nuk respektojnë masat, do ta mbyllim tregun e Krishtlindjeve në Kopshtin e kryeqytetit, paralajmëroi Fandëkova.
129 të vdekur dhe 1061 të shëruar nga Covid-19
3983 raste të reja me infeksionin e koronavirusit janë konstatuar gjatë 24 orëve të fundit nga 9786 testet PCR, sipas të dhënave të Portalit Unik Informativ. Kjo do të thotë, se 40,7% prej të testuarve kanë dhënë rezultat pozitiv Më shumë të infektuar ka në Sofje – 1031, në Plovdiv janë 409 dhe në Stara Zagora – 315. Kanë vdekur 129 veta, të shëruarit janë 1061, në spital janë shtruar 5942 pacientë – prej tyre 383 janë në repartet intensive. Rastet e reja të Covid-19 ndër personelin mjekësor janë 152, ndërsa nga fillimi i epidemisë janë 4641.
Arrestuan dy veta pa maska në metro
Burrë e grua u arrestuan në metron e kryeqytetit për shkak të mosrespektimit të masave kundër epidemisë. Një punonjës i “Metropolitenit” u ka bërë vërejtje, se janë pa maska, por të dytë silleshin në mënyrë agresive dhe prandaj u thirr ekipi i policisë. Shkelësit e rendit refuzuan të tregojnë para policëve letërnjoftimet e tyre dhe u shoqëruan r në Drejtorinë e III Rajonale Policore, ku është hartuar një protokoll dhe personat ishin liruar.
Restorantet nuk i lejojnë inspektorët shëndetësorë të bëjnë kontrollime
Disa lokale dhe restorante në kryeqytet kanë refuzuar akses për inspektorët shëndetësor që të kontrollojnë se si respektohen masat kundër epidemisë. Në lokalin pranë liqenit “Ariana” p.sh. 200 klientë kanë mbetur të mbyllur me forcë deri sa një grua prej klientëve u ndje keq dhe u imponua që të dërgohet në spital. Që atëherë ekipi i inspektorëve ka bërë kontrollin në objekt. Pas ndërhyrjes së policisë, u përpiluan akte për pronarët e lokaleve në fjalë.
Mbi 500 mln euro nga BE për shpenzimet e para kundër Covid-19
Bullgaria mund të shpresojë në mbi gjysmë miliardë euro nga Bashkimi Evropian, me të cilët të mbulojë shpenzimet e saj të para në luftën kundër epidemisë së koronavirusit. Shuma do të livrohet menjëherë pasi raporti për këtë instrument të ri do të miratohet nga Parlamenti Evropian në lexim të dytë, deklaroi për BNR eurodeputeti Andrej Novakov. “Ky instrument financohet me datën kur kanë nisur projektet për përballimin e krizës me Covid”, shtoi ai.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore u mbajt përpara monumentit të Apostullit të Lirisë në Sofje . Homazhe bënë kreu i shtetit Rumen..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në eurozonë. Kjo u bë e qartë nga një intervistë të tij për BTA, në..
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Ekspozita Ndërkombëtare për Vreshtari dhe Verëtari "Vinaria 2025" do të prezantojë trendet më të fundit në prodhimin e verës në Panairin e Plovdivit. Në..