Një muaj përpara fundit të vitit 2020 qetësisht mund të themi se ajo u kthye në një lloji pellgu ujëmbledhës midis botës deri në Covid-19 dhe kësaj që këtu e tutje.
Transformimi i industrive të tëra nëpër botë tashmë është duke u zhvilluar dhe kjo padyshim që do të ushtrojë një ndikim më të ndjeshëm mbi atë që ndodh tek ne dhe mbi ekonominë bullgare. Siç dihet një stimul më të madh për zhvillimin janë investimet e brendshme dhe të huaja, përpara të cilave, pavarësisht nga ngecja e çastit, ka një perspektivë serioze për zhvillim. Më e ndjeshme është ajo në industritë me vlerë të shtuar të lartë të shtuar.
“Kohërat janë të pasigurta, por sa u përket teknologjive të larta, tek to pandemia krijoi mundësi më të shumta - deklaroi në një intervistë për Radio Bullgarinë Ivan Mihajllov, anëtar i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Bullgari. Si tërësi, IT sektori nuk është dhe kaq i prekur, madje përkundrazi - jemi dëshmitarë të një efekti të kundërt. Pjesa më e madhe e firmave në të, industria e automobilave dhe industri të tjera me vlerë të lartë të shtuar, planifikojnë zgjerime të prodhimeve të veta dhe ofrim të veprimtarive të ndryshme suplementare. Kompanitë mëmë duan të zgjerojnë aktivitetet e tyre në Bullgari, sepse mjedisi supozon një fleksibilitet më të madh. Tregu i punës aktualisht është më i zmadhuar, në ndryshim nga viti 2019, kur kishim një farë vështirësish. Flisnim për një investim të kuadrove, për një mbinxehje të ekonomisë, kurse tani ka një efekt të ftohjes dhe të normalizimit, pa çuar kjo deri në një ngushtim në segmentin e bizneseve me vlerë të lartë të shtuar. Perspektivat gjatë vitit 2021 tregojnë një tendencë të frenimit në disa biznese dhe të zhvillimit të të tjerave.”
Pavarësisht se akoma nuk e llogarit si tendencë, Mihajllov llogarit se, po vihet re një rritje të bullgarëve , të cilët kanë zgjedhur të kthehen tek ne për të vazhduar të punojnë që këtu.
“Ka një sërë shkaqesh për këtë , të ndikuar dhe nga situata pandemike në botë, si dhe online mjedisi, i cili lejon punë që kudo. Aksesi i stafit tani është më fleksibël, meqenëse dhe vet kompanitë fituan qëndrim që punonjësit e tyre mund të punojnë nga vende të ndryshme, gjë që është pozitive ".
Emigrimi i mbi 2 milionë bullgarëve nga atdheu e drejtoi vendin përpara një mangësie të ndjeshme të kuadrove të kualifikuar, kompensimi i të cilëve kërkon një kohë të gjatë dhe madje kërcënon mbijetesën e disa profesioneve. Pandemia përkohësisht shtyu domosdoshmërinë e importit të krahut të punës nga jashtë, por pas fundit të saj, kjo përsëri do të jetë në rend të ditës, prandaj dhe kërkimi i një zgjidhjeje afatgjate duhet të vazhdojë. Tani për tani, tregu i kuadrove mbetet dinamik, thotë analisti.
Sipas fjalëve të tij, një nga iniciativat, e cila mundet të ndihmojë për evitimin e vështirësive në sigurimin e furnizimeve dhe të tregut të punës është për të ashtuquajturin nearshoring. Ky është një projekt, i cili bashkon 14 dhoma bilaterale në Bullgari, të cilat bashkëpunojnë me Ministrinë e Ekonomisë dhe me Agjencinë Bullgare të Investimeve. Qëllimi është pozicionimi i mirë i vendit tonë në procesin botëror mbi kthimin e prodhimeve tek ne dhe në shtetet nga Evropa Qendrore dhe Juglindore.
Puna e tyre është e përqendruar në dy drejtime ”Makatronikë” dhe “Industri Kimike”.
Krahas me industrinë e automobilave dhe IT industrinë, Bullgaria duhet të thellojë zhvillimin e vet në sfera si bioteknologjitë dhe industria farmaceutike, ku ka një potencial serioz për investime të suksesshme. Gjatë periudhës së ardhshme programore të kuadrit shumëvjeçar financiar /2021-2027/, Bashkimi Evropian ndan mjete për fonde të caktuara për investime pikërisht në këto sfera. Prandaj është me rëndësi që vendi ynë të mos e lëshojë këtë shans, por ta shfrytëzojë maksimalisht.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..
Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..
Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..