Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Rosatom” është gati të zgjerojë konsorciumin për Centralin atomik “Belene”

Foto: BGNES

“Rosatom” është gati të zgjerojë përbërjen e pjesëmarrësve në konsorciumin për ndërtimin e  Centralit atomik “Belene”, njoftoi Zëvendësdrejtori i “Rosatom” Kirill Komarov. “Konsorciumi nuk përfshin të gjitha kompanitë ndërkombëtare që mund të marrin pjesë në këtë projekt”, sqaroi Komarovi, cituar nga BGNES.

Në qershor “Rosatom”, Framatome SAS dhe  GE Steam Power nënshkruan memorandum për mirëkuptim reciprok për projektin për ndërtimin e Centralit atomik  “Belene”, i cili parashikon bashkimin e përpjekjeve për pjesëmarrje në procedurën për përzgjedhjen e investitorit strategjik për ndërtimin e centralit elektrik atomik. Ky konsorcium hyri në short listën e 5 pretendentëve  për realizimin e projektit të Centralit atomik “Belene”. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dështimi i tetë i parlamentit për të zgjedhur kryetarin e tij

Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese se këtë herë të zgjedhurit e popullit do të arrinin një konsensus, por ai u shua shpejt. Para..

botuar më 24-11-29 3.23.MD

Ka gjasa që nyja gordiane në Parlament të pritet

GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor. "V;zrazhdane" përsëri propozoi Petër Petrov, "Ka një popull të tillë" përsëri e nominoi Sillvi Kirillov, dhe..

botuar më 24-11-29 12.21.MD
Ilijana Jotova

Ilijana Jotova: “Varet nga partitë politike nëse parlamenti do të ketë jetë”

Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor, do të mund të shqyrtohet buxheti i shtetit dhe..

botuar më 24-11-29 11.24.PD