Kapana në Plovdiv është lagja e parë e industrive krijuese në Bullgari. Ajo tanimë është pjesë nga lista evropiane me qytete “Trashëgimia kulturore në veprim”, të cilët kanë realizuar ide inovative për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
Seleksionimi realizohet me përkrahjen e Programit “Evropa Krijuese”. Në të organizata si EUROCITIES, ERRIN, Europa Nostra, dhe Këshilli i Arkitektëve të Evropës bashkohen që të mund të zgjedhin qytete dhe regjione në kontinent, të cilët kanë përpunuar politika, projekte dhe ngjarje novatore dhe i aplikohen me sukses nga autoritetet vendase. Në sajë të iniciativës Kryeqytet Evropian të Kulturës, “Kapana - lagje e industrive krijuese” kthehet në një nga projektet prijëse të qytetit Plovdiv gjatë vitit 2019.
Një vit më vonë, ai vazhdon të mbindërtohet nga veprimtari të ndryshme sipërmarrëse dhe partneritete sociale. Bashkë me akoma 31 vende nga Kontinenti i Vjetër, disa nga të cilët janë në Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Itali dhe vende të tjera, Kapana u përfshi në një katalog me fokus mbi monumentet, platformat digjitale, festivalet, muzetë, kalatë e të tjera.
Qëllimi është të rekomandohen modele të suksesshme të qyteteve të tjera me trashëgimi kulturore, të cilat do të duhet të kërkojnë mënyra për gjallërimin e hapësirave të tyre.
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..