Autoritetet në Shkup nuk ndihen përgjegjës për problemet me Bullgarinë
Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski dhe kryeministri Zoran Zaev nuk ndihen të përgjegjshëm për bllokimin nga ana e Bullgarisë për në Bashkimin Evropian, njoftoi mk.tv21.tv. Sipas Pendarovskit veprimet bullgare bazohen mbi kërkesat e Sofjes jashtë Marrëveshjes së Miqësisë. Pyetjes së një gazetari nëse retorika ndaj Bullgarisë po mbrehet, Pendarovski u përgjigj: “Pozita ime, si dhe pozita e kryeministrit dhe të ministrave të resorit është se, nuk duhet të zbresim në nivelin e rrugës në bisedimet me Bullgarinë, si dhe në bisedimet me “kushdo qoftë”. Zoran Zaev shtoi se, Shkupi dhe Sofja “vazhdojnë me retorikën miqësore-me retorikën e dialogut dhe jo me retorikën e krijimit të konflikteve”.
Athina kërkoi që Shkupi dhe Tirana të kryejnë marrëveshjet me Greqinë
Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të zbatojë plotësisht Marrëveshjen e Prespës, apeloi ministri grek mbi çështjet evropiane Miltiadis Varviciotis pas mbledhjes së Këshillit mbi Çështjet e Përbashkëta të Bashkimit Evropian. “Sa i përket zgjerimit të Bashkimit Evropian, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të vazhdojnë përpara drejt kryerjes së të gjitha kritereve, të negociuara gjatë muajit mars”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme Greke. Në një komunikatë të ministrisë greke mbi çështjet evropiane nënvizohet “më posaçërisht, domosdoshmëria që Shqipëria të vazhdojë reformat përpara konferencës së parë ndërqeveritare, si dhe Maqedonia e Veriut të zbatojë plotësisht Marrëveshjen e Prespës”, transmetoi agjencia BGNES.
Ngritën ndjeshëm normën bazë të interesit në Turqi
Banka Qendrore e Turqisë ngriti në mënyrë të ndjeshme përqindjet interesit nga 10.25% në 15%. Hapi vendimtar u bë fakt, pasi kasaforta shtetërore u morr në drejtim nga Naji Agbal, ish ministër i financave në qeverinë e parë e Rexhep Erdoganit. Gjatë muajit shtator përqindjet e interesave u shtuan nga 8.25 në 10.25%. Por gjatë tetorit u ruajtën pa ndryshim. Qëllimi i kësaj mase të re është të mund të forcohet lira, e cila që nga fillimi i vitit humbi pothuajse 1/3 nga vlera e vet. Ngritja e përqindjes e stabilizoi lirën, e cila u shtrenjtua ndaj dollarit me mbi 2,5%, pasi kishte arritur kursin 1 dollarë për 8 lira. Vetëm në këtë mënyrë Ankaraja mund të kontrollojë inflacionin dhe mund të fitojë besimin e investuesve, komentoi Bloomberg.
Propozojnë të hapen kapituj të rinj në bisedimet Serbi-Bashkim Evropian
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Bilchik bën thirrje në një projekt raport që të hapen kapitujt e rinj të negociatave me Beogradin. Raporti, i cili do të shikohet gjatë muajit dhjetor, nënvizon se, vendi ka përparim në fushën e sundimit të ligjit, të drejtat themelore dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Në dokument nënvizohet qartazi se bisedimet me Prishtinën “ do të përcaktojnë ritmin e negociatave të pranimit” të vendit në Bashkimin Evropian, njoftoi RTS. Po ashtu citohet vlerësimi i vëzhguesve ndërkombëtarë, se zgjedhjet parlamentare në Serbi më 21 qershor 2020 janë “zhvilluar në mënyrë efektive”. Theksohet se “dominimi i partisë në pushtet është shqetësues” dhe shprehet “keqardhje” për vendimin e opozitës të bojkotojë zgjedhjet.
Qiproja Veriore po kërkon njohje nga Azerbajxhani, Pakistani dhe Libia
“Shtetet vëllazërore do të njohin Republikën Turke të Qipros Veriore” shkroi në një titull të vet gazeta “Tjurkije”. Botimi pohon se, hapi i parë për njohjen e të ashtuquajturës Republikë Turke e Qipros Veriore do të vijë nga Azerbajxhani. Lideri i ri i turqve qipriot Ersin Tatar ka për qëllim të bëjë përpjekje për vendosjen e marrëdhënieve zyrtare po kështu me Pakistanin, Libinë dhe Gambinë, duke i vizituar këto vende, pohon botimi.
Përpilues: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
0.91% nuk mjaftuan që Zoran Milanoviç të bëhej sërish president Presidenti aktual i Kroacisë, Zoran Milanoviç, i cili është kandidat i Partisë Social Demokrate të opozitës, fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vendit më 29 dhjetor..
Përmbledhja e ngjarjeve të një viti të tërë në pak rreshta është padyshim një sfidë, veçanërisht nëse bëjmë një përmbledhje politike. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat edhe këtë vit janë bërë traditë në vendin tonë, ishin një rast që..
Vendimi për anëtarësimin e plotë të Bullgarisë në zonën Shengen nga fillimi i vitit 2025 është një ngjarje historike si për vendin, ashtu edhe për marrëdhëniet me vendet fqinje të BE-së - Rumania dhe Greqia. Cila është ngjarja përcaktuese në marrëdhëniet..