Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Autoritetet në Shkup nuk ndihen përgjegjës për problemet me Bullgarinë

Stevo Pendarovski / Foto: BGNES

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski dhe kryeministri Zoran Zaev nuk ndihen të përgjegjshëm për bllokimin nga ana e Bullgarisë për në Bashkimin Evropian, njoftoi mk.tv21.tv. Sipas Pendarovskit veprimet bullgare  bazohen mbi kërkesat e Sofjes jashtë Marrëveshjes së Miqësisë. Pyetjes së një gazetari nëse retorika ndaj Bullgarisë po mbrehet, Pendarovski u përgjigj: “Pozita ime, si dhe pozita e kryeministrit dhe të ministrave të resorit është se, nuk duhet të zbresim në nivelin e rrugës në bisedimet me Bullgarinë, si dhe në bisedimet me “kushdo qoftë”. Zoran Zaev shtoi se, Shkupi  dhe Sofja “vazhdojnë me retorikën miqësore-me retorikën e dialogut dhe jo me retorikën e krijimit të konflikteve”.

Athina kërkoi që Shkupi dhe Tirana të kryejnë marrëveshjet me Greqinë

Miltiadis Varviciotis / Foto: BGNES

Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të zbatojë plotësisht Marrëveshjen e Prespës, apeloi ministri grek mbi çështjet evropiane Miltiadis Varviciotis pas mbledhjes së Këshillit mbi Çështjet e Përbashkëta të Bashkimit Evropian. “Sa i përket zgjerimit të Bashkimit Evropian, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të vazhdojnë përpara drejt kryerjes së të gjitha kritereve, të negociuara gjatë muajit mars”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme Greke. Në një komunikatë të ministrisë greke mbi çështjet evropiane nënvizohet  “më posaçërisht, domosdoshmëria që Shqipëria të vazhdojë reformat përpara konferencës së parë ndërqeveritare, si dhe Maqedonia e Veriut të zbatojë plotësisht Marrëveshjen e Prespës”, transmetoi agjencia BGNES.

Ngritën ndjeshëm normën bazë të interesit në Turqi

Foto: arkiv

Banka Qendrore e Turqisë ngriti në mënyrë të ndjeshme përqindjet interesit nga 10.25% në 15%. Hapi vendimtar u bë fakt, pasi  kasaforta shtetërore u morr në drejtim nga Naji Agbal, ish ministër i financave në qeverinë e parë e Rexhep Erdoganit. Gjatë muajit shtator përqindjet e interesave u shtuan nga 8.25 në 10.25%. Por gjatë tetorit u ruajtën pa ndryshim. Qëllimi i kësaj mase të re është të mund të forcohet lira, e cila që nga fillimi i vitit humbi pothuajse 1/3 nga vlera e vet. Ngritja e përqindjes e stabilizoi lirën, e cila u shtrenjtua ndaj dollarit me mbi 2,5%, pasi kishte arritur kursin 1 dollarë për 8 lira. Vetëm në këtë mënyrë Ankaraja mund të kontrollojë inflacionin dhe mund të fitojë besimin e investuesve, komentoi Bloomberg. 

Propozojnë të hapen kapituj të rinj në bisedimet Serbi-Bashkim Evropian

Vladimir Bilchik / Foto: Facebook

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Bilchik bën thirrje në një projekt raport që të hapen  kapitujt e rinj të negociatave me Beogradin. Raporti, i cili do të shikohet gjatë muajit dhjetor, nënvizon se, vendi ka përparim në fushën e sundimit të ligjit, të drejtat themelore dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Në dokument nënvizohet qartazi  se bisedimet me Prishtinën “ do të përcaktojnë ritmin e negociatave të pranimit” të vendit  në Bashkimin Evropian, njoftoi RTS. Po ashtu citohet vlerësimi i vëzhguesve ndërkombëtarë, se zgjedhjet parlamentare në Serbi më 21 qershor 2020 janë “zhvilluar në mënyrë efektive”. Theksohet se “dominimi i partisë në pushtet është shqetësues” dhe shprehet “keqardhje” për vendimin e opozitës të bojkotojë zgjedhjet.  

Qiproja Veriore po kërkon njohje nga Azerbajxhani, Pakistani dhe Libia

Ersin Tatar / Foto: arkiv

“Shtetet vëllazërore do të njohin Republikën Turke të Qipros Veriore” shkroi në një titull të vet gazeta “Tjurkije”. Botimi pohon se, hapi i parë për njohjen e të ashtuquajturës Republikë Turke e Qipros Veriore do të vijë nga Azerbajxhani. Lideri i ri i turqve qipriot Ersin Tatar ka për qëllim të bëjë përpjekje për vendosjen e marrëdhënieve zyrtare po kështu me Pakistanin, Libinë dhe Gambinë, duke i vizituar këto vende, pohon botimi.  

Përpilues: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Në Rumani, një koalicion do të mbrojë rrugën evropiane të vendit Presidenti rumun Klaus Iohannis mblodhi parlamentin e ri të vendit më 20 dhjetor. Zgjedhjet parlamentare, të cilat u zhvilluan më 1 dhjetor, u fituan nga socialdemokratët në..

botuar më 24-12-14 9.30.PD
Ivan Kondov (majtas) dhe Peter Szijjártó

Bullgaria është mirënjohëse për mbështetjen hungareze për Shengenin

Në takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjártó, Presidenti Rumen Radev shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Hungarisë për anëtarësimin e Bullgarisë në zonën Shengen. Në një deklaratë nga zyra e shtypit e kreut të shtetit..

botuar më 24-12-13 5.22.MD

Përfunduan konsultimet e formacioneve politike të përfaqësuara në parlament me presidentin

Konsultimet e presidentit Rumen Radev me forcat politike të përfaqësuara në parlament përfunduan para dorëzimit të mandatit të parë eksplorues. Sipas Kushtetutës, kreu i shtetit zhvillon konsultime me përfaqësues të grupeve parlamentare të formacioneve..

botuar më 24-12-12 6.17.MD