Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozita udhëtuese e dizajnerit grafik Henk Groenendijk vjen në Sofje

Ekspozita „TEST PRESS” prezanton publikime studentore nga arkiva e dizajnerit , koleksionues dhe mësues Henk Groenendijk. Që të gjitha krijimet janë vepër të studentëve nga Akademia e Amsterdamit „Gerrit Rietveld“ në periudhën e viteve 1999-2019.

Punimet tregojnë tranzicionin midis “dizajnit holandez” në fund të viteve 90 dhe hapjen në rritje dhe orientimin ndërkombëtar të stilit të imponuar internacional. Arkivi i cili është në Sofje, është i përbërë prej më se 500 publikimeve dhe përfshin një larmi të madhe të metodave, estetikës dhe të temave të lidhura me tipografinë dhe kulturën moderne vizuale. Një seri prej bisedave në video e plotëson ekspozitën si një mundësi për t’u menduar mbi zgjedhjen individuale.

Ekspozita „TEST PRESS“ tanimë është treguar në Holandë, Francë dhe Kosovë, kurse prezantimi i saj i parë tek ne është në Goethe–Institutin në Sofje. Stacioni i ndalimit në Bullgari i koleksionit nuk është i rastit. Profesori Henk Groenendijk ka vërejtje serioze mbi traditat bullgare në sferën e kulturës. Një kontribut në këtë drejtim ka projektuesja dhe kuratore vizuale bullgare Dima Stefanova, me të cilën kanë krijuar familje prej më shumë se 20 vjet. Të dy prej viteve organizojnë punishte krijuese në vendin tonë për studentë në fushën e dizajnit.


“Kemi qenë këtu shumë herë, duke zhvilluar punishte krijuese dhe shkolla verore dhe jemi takuar me shumë studentë bullgarë dhe të huaj, kemi një përvojë shumë të mirë në punën tonë të përbashkët me ta-tregon përshtypjet e tij nga studentët bullgarë Henk Groenendijk. Shpresojmë se ata mund të jenë dhe publiku ynë për në ekspozitë. Aktualisht na vjen keq për rrethanat, të cilat i vështirësojnë dhe i pengojnë më shumë njerëzit të vijnë në vend, por studentët bullgarë gjithmonë janë shumë të interesuar nga materialet e rinj dhe mënyrat e reja të mendimit dhe të shprehjes. Kjo ekspozitë prezanton një periudhë prej 20 vjetëve. Fillova ta mbledh në fund të viteve 90, kur dizajnë holandez akoma qe shumë i fortë, por më vonë u fokusova mbi stilin ndërkombëtar dhe tregoj qasjet e reja mbi artet vizuale të studentëve me tradita të ndryshme kulturore.”

Sa i përket bashkëveprimit midis dizajnit bullgar dhe atij holandez dhe derisa studentët bullgarë janë të ndikuar nga traditat holandeze në këtë drejtim, profesori Groenendijk përgjigjet:

“Aktualisht stili internacional është i shpërndarë  në një përpjesëtim botëror, kështu që, kur punoj me studentë bullgarë, ata tanimë janë të ndikuar nga këto tendenca botërore. Por, kuptohet ata gjithmonë mbajnë elementet e veta personale nga sfondi tepër specifik kulturor bullgar, që të pasurojnë këtë stil. Në Akademinë në Amsterdam  arsimi nuk është kaq i përshtatur për studimin e stileve, por më tepër për njohjen e ideve dhe gjetjen e një stili të ri personal.”

Henk Groenendijk është profesor në Akademinë e Amsterdamit "Gerrit Rietveld” që nga viti 1986 e këtej. Vet ai ka përfunduar studimet e tij në degën audio-vizuale të akademisë dhe ka filluar karrierë si dizajn i pavarur grafik, ku njëkohësisht zhvillohet dhe afirmohet  dhe si mësues, studiues dhe kurator. Koleksioni i tij i madh prej krijimeve studentore është burim i studimeve dhe frymëzim për shumë krijues të tjerrë.

“Ekspozita në Sofje është deri më 27 nëntor dhe do të doja t’i ftoj njerëzit të mos e lenë pa parë. Mbase nuk është e udhës të them këtë por, mendoj se me të vërtetë është një mundësi të mund të shikojnë një ekspozitë të mirë. Në një moment, kur pjesa tjetër nga jeta nuk është dhe kaq e lirë dhe e hapur, mendoj se, kjo është një mundësi e mirë që njerëzit të vizitojnë Institutin Goethe dhe të kalojnë një kohë të këndshme aty.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Goethe-Institut


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Abetarja e Peshkut” 200-vjeçare kujton për veten me një botim të ri

Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..

botuar më 24-11-03 7.35.PD
Milena Selimi dhe Georgi Gospodinov

Milena Selimi përkthen romanin ”Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov

Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..

botuar më 24-10-28 2.10.MD
Maria Bakallova ia jep Çmimin e Madh në festival regjisorit Kirill Serebrennikov

Filmi-drama "Limonov" fitoi çmimin e madh në "Cinelibri" në Sofje

Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..

rinovuar më 24-10-27 6.29.MD