Kaloi pothuajse një vit që kur u regjistrua rasti i parë i Covid-19 në Kinë, ndërsa ekspertët në gjithë botën ende po kërkojnë masat për kufizimin e përhapjes së virusit. Kur në mesin e marsit në Bullgari u shpall gjendja e jashtëzakonshme, shumica e bullgarëve i morën në konsideratë masat e sigurisë. Para kërcënimit të panjohur njerëzit respektuan në mënyrë rigoroze kufizimet dhe rezultatet ishin më se të kënaqshme. Deri në mesin e qershorit nga popullsia afro 7 milionëshe të vendit numri i të infektuarve nuk tejkalonte 100 veta, ndërsa rastet e vdekjes numëroheshin në gishtat e njërës dorë. Gjatë verës sikur të mbingarkuar nga statistika njerëzit nuk iu kushtua mjaftë vëmendje mjekëve, të cilët bënin thirrje për respektimin e masave. Me rritjen drastike të të sëmurëve, skeptikët e zhurmshëm të cilët e krahasuan sëmundjen me gripin e zakonshëm sezonal, gradualisht heshtën.
Më 17 nëntor për herë të parë që nga fillimi i pandemisë në Bullgari u raportua statistika më e errët. Vetëm për 24 orë jetën e humbën 152 veta të sëmurë nga koronavirusi, ndërsa 44 për qind nga testet e realizuara për Sars-nCov2 ishin pozitive. Kjo do të thotë se pothuajse çdo i dyti është i infektuar. Sipas matematikanit profesor Nikollaj Vitanov nga Akademia Bullgare e Shkencave, konsulent në Shtabin Operativ Kombëtar, megjithë rritjen e ndjeshme të numrit të të sëmurëve dhe të atyre që kanë nevojë për ndihmë urgjente mjekësore, piku i pritur i sëmundshmërisë do të jetë gjatë dhjetorit.
“Për ditë filluam të regjistrojmë më se 4000 të infektuar. Tani, në nëntor përcaktohet tendenca për muajit e ardhshëm dimëror. Nëse tani nuk do të ndërmarrim masa, dhjetori do të jetë i vështirë, janari dhe shkurti – gjithashtu. Është shqetësuese se sistemi shëndetësor nuk mund të mbulojë numrin në rritje të të sëmurëve.”
Në praktikë spitalet papritmas dolën të përmbushura dhe shtretërit filluan që të mos mjaftojnë për pacientët në gjendje kritike. Pas krijimit të reparteve suplementare Covid u ndje edhe mungesa e mjekëve, infermiereve, sanitarëve të cilët njeri pas tjetrit infektoheshin me virusin. Në qytetet e vogla spitalet ranë në gjendje kritike dhe me këtë mangësitë në sistemin shëndetësor të Bullgarisë filluan të spikasin në plan të parë.
“Ka probleme me specialistët të cilët duhet të kujdesen për numrin në rritje të pacientëve. Madje sistemi shëndetësor është ai i cili ndikon fortë mbi gjendjen e njerëzve të cilët kanë nevojë për mjekim – shpjegoi profesori Nikollaj Vitanov në një intervistë për BNR.
Gjithfarë masash të ndërmerren ka njerëz me simptoma të lehta të cilët as nuk mund të paguajnë testimin as mund të mungojnë nga puna. Ata vazhdojnë të përhapin sëmundjen. Prandaj edhe në respektimin rigoroz të masave numri i rasteve të reja do të mbetet nga 800 të infektuar pozitiv për ditë.”
Për shkak të pamjaftueshmërisë së shtretërve për mjekimin e të sëmurëve me Covid, Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov botoi një urdhër për hapjen e reparteve Covid në çdo spital. Kjo u bë shkak që pacientë me sëmundje kronike, me sëmundje onkologjike dhe njerëz me transplantime të ndihen të kërcënuar dhe të privuar nga trajtimi i duhur.
Në Bullgari tashmë pothuajse nuk ka familje në të cilën të mos jetë regjistruar asnjë rast të sëmundjes. Nga frika e infeksionit shtesë në spitalet shumë bullgarë filluan vet të mjekohen sipas këshillave të të mbijetuarve sëmundjen. Për simptoma më të thjeshta dhe të zakonshme të ftohjes disa përdorin antibiotikë.
Mjekët dhe farmacistët paralajmëruan se vetëmjekimi me ato mjete fsheh rreziqe të mëdha në plan afatgjatë sepse krijojnë parakushte për shtame të pakontrolluara rezistente të ilaçeve.
Madje jemi në fillim të stinës së vjeshtës dhe përveç Covid-19 mezi tani fillojnë të përhapen edhe shtamet e gripave të tjera, bashkë me rinuviruset banale.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..