Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 254

Foto: arhiv

816 raste të reja të koronavirusit nga 2716 PCR teste

Rastet e reja të koronavirusit në Bullgari të zbuluara gjatë 24 orëve të fundit janë 816.

Kjo përbën 30 për qind nga 2716 PCR testet e realizuare.

Në spital ndodhen 5247 veta prej tyre 293 në reparte intensive.

Gjatë 24 orëve të fundit u shëruan 570 pacient, ndërsa 39 vdiqën.

Rastet aktive të koronavirusit në Bullgari janë 66 746.

Që nga fillimi i pandemisë tek ne nga Covid-19 vdiqën 2130 veta.


Forcojnë kapacitetin e spitaleve në rajonet me presion më të madh të epidemisë

Për 5 qendrat më të ngarkuara si rezultat i pandemisë – Sofja, Bllagoevgrad, Pllovdiv, Burgas, Shumen, u krijua një organizatë për të rritur kapacitetin spitalor dhe për të përfshirë specializantë. Këtë e tha ministri i shëndetësisë Kostadin Angellov në mbledhjen e sotme qeveritare, njoftoi BNT.

Sipas ministrit Angellov mungesa e ilaçeve të caktuara në farmacitë u shkaktua si rezultat i blerjes së tepruar.

Sipas kryeinspektorit shtetëror shëndetësor docent Angell Kunçev nuk është i domosdoshëm testim në masë sepse kjo do të jepte një pasqyrim moment të situatës, e cila ditën e nesërme do të jetë krejt e ndryshme.

Përsa i përket testeve të antigjenit u vu në dukje se shfrytëzimi i tyre është i përshtatshëm kur sasitë e testeve PCR janë të kufizuara ose në testimin e kolektivave më të mëdha.

Kryeministri Bojko Borisov theksoi se shtetasit duhet të vazhdojnë të respektojnë parimet e afirmuara pra dezinfektim, distancë, disiplinë.


Bashkimi i Paramedikëve ia heq besimin qeverisë

Bashkimi Bullgar i Asistentëve Mjekësorë dhe i Paramedikëve njoftoi se ia heq besimin qeverisë dhe Ministrit të Shëndetësisë Kostadin Angelov për shkak të "masave jo largpamëse dhe kaotike shëndetësore në lidhje me situatën pandemike".

Në një pozitë të vet bashkimi thekson, se deklaratat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe pushtetarëve nga GERB se të gjithë shtetasit kanë qasje me ndihmën e kualifikuar mjekësore janë pa bazë.

Bashkimi thekson se është në gatishmëri t’u bëjë apel strukturave në vend për protestë kombëtar pasi që prej 3 muajve nuk ka përgjigje të lutjes për takim me ministrin e shëndetësisë.

Sipas organizatës të gjitha metodat dhe mjetet për dialog normal me pushtetarët u sosën dhe dorëheqja e kabinetit është hapi i vetëm i dobishëm.


Më se gjysma e bullgarëve e nënvleftësojnë koronavirusin

52 për qind prej bullgarëve mendojnë se koronavirusi nuk është i rrezikshëm dhe se ky është vetëm një grip i fuqishëm.

23.8 për qind thonë se koronavirusi është një rrezik vdekjeprurës.

21.1 për qind pranojnë se koronavirusi nuk përbën një kërcënim serioz.

Këtë e tregojnë të dhënat e anketimit të fundit të Agjencisë Gallëp Interneshenëll.

44.4 për qind nga bullgarët mendojnë se qeveria po e përballon mirë situatën. 15.5 për qind janë të prirë të përkrahin po këtë.

53.8 për qind mendojnë se Bullgaria përballon situatën me pandeminë në mënyrë relativisht të suksesshme. Këtë qëndrim e hedhin poshtë 37.5 për qind nga të anketuarit.


U nda nga jeta krijuesi i Festivalit Ndërkombëtar Xhaz në Bansko

Krijuesi i Festivalit Ndërkombëtar Xhaz në Bansko doktor Emill Iliev u nda nga jeta në moshën 73 vjeçare nga koronavirusi.

Me 23 edicionet festivali u afirmua jo vetëm si forumi më i madh muzikor veror në Bullgari, por edhe si një nga veprimtaritë më të rëndësishme kulturore në Ballkan.

Doktori Emill Iliev u diplomua në mjekësi, me specialitetin e sëmundjeve të lëkurës dhe seksuale të transmetueshme, dhe të akupunkturës. Ai ishte themeluesi dhe kryetar i Shoqërisë Bullgare të Mjekësisë Tradicionale Kineze që nga viti 1982, si dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve të Organizatës Botërore të Akupunkturës.



Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Radev para hapjes së Konferencës së Sigurisë në Munih

Presidenti Rumen Radev: Realizmi po zëvendëson naivitetin në lidhje me situatën në Ukrainë

Më në fund ekziston vullneti politik në nivelin më të lartë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë dhe ky proces duhet të mbështetet. Këtë e theksoi presidenti Rumen Radev para gazetarëve para hapjes së Konferencës së..

botuar më 25-02-14 5.36.MD
Kirill Petkov

Kirill Petkov do të përgjigjet në gjykatë për arrestimin e liderit të GERB-it, Bojko Borisov

Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov do të shkojë në gjykatë për arrestimin e liderit të GERB, Bojko Borisov, më 17 mars 2022. Zyra e prokurorit ngriti padinë kundër Petkovit në Gjykatën e Qytetit të Sofjes dy muaj pasi ai hoqi..

botuar më 25-02-14 3.08.MD
Temenuzhka Petkova

Depozitimi i buxhetit të vitit 2025 është shtyrë me një javë

Dorëzimi i buxhetit është shtyrë me një javë për shkak të angazhimit të Bullgarisë për të përgatitur një plan strukturor dhe fiskal, njoftoi BTA. Ministrja e financave Temenuzhka Petkova shpjegoi në margjinat e Kuvendit se nevojiten disa ditë që plani, i..

botuar më 25-02-14 11.53.PD