Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çfarë gjenerate po rritet në Bullgari?

Të rinjtë nuk janë më të këqij se ne, por duhen bërë përpjekje që t’i kuptojmë

Foto: BGNES

Të nervozuar nga krizat dhe problemet të cilat na vërshojnë nga të gjitha anët, sikurse gjithnjë e më vështirë mundim të mbetemi tolerant njëri ndaj tjetrit. A është kjo vetëm për shkak të dallimeve midis brezave, edukatës ose mentalitetit bullgar-dy psikologë hapin derën për tiparet tona personale përcaktuese.

72% nga popullsia e vendit tonë bie në katër breza - bejbi bumëri (të lindur midis viteve 1946-1964), X (1965-1979), Y (1980-1995) dhe Z (1996-2009). Fjalia e cila përshkruan brezin më të moshuar është  “Do të punojë deri në fund”. Përfaqësuesit e X-gjeneratës karakterizohen me këtë se ndihen më të rinj nga mosha e tyre biologjike. Brezi Y drejtohet nga parimi “Unë meritoj”, kurse më të rinjtë pëlqejnë frazën  “Bëhu ndryshimi”.

“ Brezat ndahen sipas sistemit të tyre të vlerave dhe në bazë të këtij parametri më të afërt janë Bejbi bumërët dhe brezi X, si dhe brezat Y dhe Z-thotë psikologja Diljana Veleva përpara Radios Kombëtare Bullgare-Radio Sofja. Derisa dy brezat më të vjetër janë të orientuar më tepër drejt familjes dhe për ta është me rëndësi të arrijnë një siguri, vlerat familjare tek të rinjtë janë shumë më të shpëlara dhe adoleshentët nga brezi Z deklarojnë se, nuk duan të kenë familje, as fëmijë. Një vijë tjetër ndarëse është mënyra, në të cilën brezat tradicionalisht janë rritur në rrjedhën e informacionit. Prandaj dhe në momentet kur duhet të bëjnë një zgjedhje të rëndësishme në jetën e vet, brezat Y dhe Z janë mësuar të përdorin burime të shumta informative dhe shumë më tepër priren të kërkojnë të dhëna në internet hapësirën, sesa prindërit e tyre”.

Duke e transportuar jetën e tyre deri diku në botën digjitale dhe duke komunikuar në një nivel krejtësisht të ndryshëm, të rinjtë bëhen gjithnjë e më të pakuptueshëm. Por, në qoftë se duam të komunikojmë me ta, jemi të detyruar t’i kuptojmë, pohon psikologu Ivan Igov përpara Radios Kombëtare Bullgare. Derisa në kohën tonë ne mësonim në modelin abstrakt-logjik, të rinjtë sot komunikojnë me pamje dhe piktura, të cilat i modifikojnë në vetëdijen e tyre. Për ta vlera më e madhe është të mund të balancojnë jetën personale me punën, perspektivën dhe karrierën. Të gjithë , të cilët janë marrë me përfaqësues të këtij brezi shikojnë se ata vazhdimisht gërmojnë në telefonin e tyre. Kurse të moshuarit fyhen dhe zemërohen, sepse mendojnë se kjo vjen nga një qëndrim personal, kurse në fakt kjo fare nuk është kështu. Del se, të rinjtë  mund të merren me telefonin e vet dhe të bëjnë shumë gjëra të tjera njëkohësisht. Kështu që ky brez i ri nuk është më i keq se ne, por duhet të bëjmë përpjekje, që ta kuptojmë”.

Në qoftë se brezat e mëparshëm janë të lidhur shumë më tepër me kërkimin e sigurisë, për shkak të së cilës qëndrojnë në një vend pune për një kohë të gjatë, më të rinjtë janë më mobil dhe të hapur drejt gjërave të reja, pohon Diljana Veleva.

“Brezi Z nuk lidhet kaq me kulturën e firmës, sesa brezat e mëparshëm - thotë akoma psikologja. Me fjalë të tjera të rinjtë janë më tepër individualistë, të cilët kërkojnë në çdo një moment më të mirën për veten e vet dhe në qoftë se ndokush iu propozon diçka më të mirë, ata direkt e zgjedhin këtë alternativë. Tek ta nuk ekziston lidhja afatgjatë - unë jam pjesëmarrës i një organizate dhe do të mbetem në të nga lojaliteti. Ky qëndrim ndikon dhe në marrëdhëniet e tyre, prandaj ata kanë shumë më tepër lidhje për një periudhë të shkurtër kohe. Modeli është i njëjti - në qoftë se gjej diçka më të mirë, nuk ndihem i lidhur thellë dhe luajal ndaj partnerit tim, po ik dhe po marr tjetrën”.

Në kushtet e covidkrizës, kur shtëpitë kthehen në zyrë, pikërisht brezat e rinj janë më të përshtatshëm ndaj mjedisit të ri, thonë akoma specialistët.

Përpiloi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD