Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Do të vaksinohemi kundër koronavirusit më së shpejti në mars

Foto: EPA/BGNES

Sasitë e para të vaksinës së “Pfizer” ka shumë të ngjarë të arrijnë tek ne gjatë dhjetorit, njoftoi për TV Nova dr. Rumen Hiçev, udhëheqës i një grupi në Shtabin e krizës pranë Ministrisë amerikane të shëndetësisë.  Për shkak të “sfidave teknologjike” mjeku pret që ky proces do të kërkojë gati tre muaj. “Afati realist gjatë të cilit vaksina do të arrijë tek më shumë përdorues, është fundi i marsit”, nënvizoi ai. Dr. Rumen Hiçev rekomandoi që njerëzit të vaksinohen. “Mbi 90% është një përqindje e mrekullueshme e suksesit dhe nëse aplikohet në mënyrë masive, problemi me pandeminë duhet të zgjidhet”, tha gjithashtu specialisti. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mësuesit janë gati për grevë, kërkojnë rritje të pagave

Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..

botuar më 24-11-21 3.18.MD

Bullgaria do t’i japë 100 mijë euro Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të mbështetur popullsinë civile në Gazë

Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...

botuar më 24-11-21 10.57.PD

Ministrat e Jashtëm bullgar dhe shqiptar janë për përshpejtimin e ndërtimit të korridorit nr.8

Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e përshpejtuar të korridorit të transportit nr. 8. Ministrat patën një takim dypalësh në kuadër të takimit..

botuar më 24-11-21 10.21.PD