Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A e përvëluan zgjedhjet në SHBA dëshirën për votim makinerik në Bullgari?

Foto: chicagotribune.com

Pas zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, përfytyrimet e shumicës së bullgarëve për shprehje të sinqertë dhe të drejtë  të vullnetit të lirë u shembën. Vet mendimi që ndokush të marrë 100% nga votat ose aktiviteti zgjedhur të jetë 100%, sjell kujtime nga e kaluara e afërt socialiste. Jo rastësisht bullgarë, të cilët jetojnë në Shtetet e Bashkuara drejtuan apel ndaj zgjedhësve në Bullgari të jenë vigjilent sa u përket formave të votimit.

Në apelin e tyre ata e përcaktuan votën me postë si “ metodë, gjatë së cilës rezultatet mund të ndryshojnë në momentin e fundit dhe madje dhe disa ditë pas zgjedhjeve”. Ndaj votimit mekanik bashkatdhetarët tanë po kështu shprehën dyshime dhe dhanë si shembull sesi në 8 nga 9 shtete amerikane me dërgimin automatik të buletineve, fituesi është i njëjti. Janë këta shembuj që vënë në pikëpyetje besueshmërinë e sistemit zgjedhor, pa të cilën "qeveritë dhe institucionet humbasin legjitimitetin në sytë e qytetarëve", përfunduan bullgarët në Shtetet e Bashkuara.

Por si mundet që ky shembull të ndikojë mbi shoqërinë bullgare, e cila  kishte shumë shpresë për votimin me makinë, si një garanci kundra mashtrimeve dhe manipulimeve? Kjo patjetër që do të përvëlojë pritjet e një pjese të madhe nga shoqëria bullgare-përgjigjet politologjia Tatjana Buruxhieva.  


“Teknologjia e zgjedhjeve nuk mund të garantojë cilësinë e demokracisë - është kategorike ajo. Nuk mund të garantojë dhe vlerat demokratike siç është zgjedhja e informuar e qytetarëve. Ajo varet vetëm prej tyre. Gjatë 20 vjetëve të fundit ajo nuk po realizohet. Në fillim të viteve 90 njerëzit lexonin më shumë dhe interesoheshin më shumë nga platformat e partive politike. Atëherë kishte debate më të shumta mbi thelbin, sa i përket politikave dhe vendimeve politike. “

Pjesëmarrja e ulët e votuesve dhe votimi simpatik për një formacion politik ose një tjetër janë ndër arsyet kryesore për ruajtjen e status quo-së. Kurse kjo do të vazhdojë derisa të mos kuptojmë se cila është më e rëndësishmja gjatë përcaktimit të zgjedhjes. Sipas Tatjana Buruxhievës do të qe mirë para së gjithash t’i japim përgjigje pyetjes kryesore: cilët janë njerëzit dhe partitë , të cilëve mendojmë t’u delegojmë pushtetin të na drejtojnë. Është e rëndësishme kur dëgjojmë deklaratat e figurave politike, të pyesim veten nëse nesër me të vërtetë do të bëjnë atë, për të cilën flasin.

Mes shoqërisë sonë gjithnjë e më shumë po depërton dyshimi se, zgjedhjet manipulohen. Prandaj dhe në protestat e fundit në Bullgari, të cilat vazhdojnë nën një ose tjetër formë, të pakënaqurit nga drejtimi i kryeministrit Bojko Borisov këmbëngulin për një votim me makinë. Argumentet janë se, kjo formë jep garanci serioze kundra votës së kontrolluar dhe administrata zgjedhore keqdashëse.

“Por kjo fare nuk do të thotë, se mbi rezultatet nuk mund të ndikohet-sqaron Tatjana Buruxhieva. Ato mund të hakohen, flasim për teknikë, mbrojtja e së cilës  mund të përballohet. Përveç kësaj, gjatë votimit me makinë  nuk keni fletë votimi, të cilat mund të numërohen nga e para, në qoftë se doni të apeloni rezultatet. Ja tani për shembull, po vëmë re se çfarë po ndodh në Amerikë, kurse faktet janë, se ka shkelje.

Nuk ka zgjedhje në të cilat të ketë një aktivitet të madh, me votues aktual dhe votat të falsifikohen kështu, që të ndryshojnë rezultatin. Vetëm pjesëmarrja masive në zgjedhje, e mbështetur nga arsyeja, mund të çojë në ndryshime cilësore. Prandaj le të jemi më racional dhe më aktiv!”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD