Në periudhën janar-gusht 2020 eksporti i mallrave nga Bullgaria për në Bashkimin Evropian është pakësuar me 6.7 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019 dhe është në përmasë më pak se 12 miliardë euro. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikës. Partnerët bazë tregtarë të Bullgarisë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia, Franca dhe Belgjika, të cilat formojnë 70.3 % nga eksporti për vendet-anëtare të Bashkimit Evropian.
Një ulje më të madhe shënon importi i mallrave nga Bashkimi Evropian për në Bullgari për po të njëjtën periudhë - 12.3%. Mallrat e importuara po kështu janë me vlerë pak nën 12 miliardë euro. Më shumë mallra kemi importuar nga Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Holanda.
Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..