Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Si fjala e lirë mbeti një ëndërr e parealizuar për demokracinë bullgare

Foto: BNR - arkiv

Në Bullgari data 10 nëntor 1989 konsiderohet si fillimi  i tranzicionit nga socializmi drejt demokracisë. Pasojnë 3 dekada të një rregullimi të ngadaltë të shoqërisë bullgare. Gëzimi fillestar dhe shpresa për një jetë më të mirë pak nga pak i lënë vend zhgënjimit. Sistemi i vjetër i drejtimit është i zëvendësuar prej instruktimeve, në të cilat depërton korrupsioni, klientelizmi dhe interesat e strukturave oligarkike. Ndryshimet, për të cilat ëndërron shoqëria, janë të shtrembëruara dhe të cenuara. Me kalimin e kohës, popullsia e Bullgarisë varfërohet, kurse zhgënjimi nga politika e zhvilluar gjen shprehje në valën e madhe të emigrantëve.  

Energjia e madhe publike e viteve 90 të shekullit të kaluar pak nga pak ulet deri në shpërthimet sporadike të pakënaqësisë civile për një ose tjetër shkak. Trazirat, të cilat i përjeton Bullgaria  gjatë viteve, ndikojnë dhe mbi mediat bullgare. Zhduken botimet serioze dhe analitike, kurse në vend të tyre publiku  kënaqet me lajmet dhe komentet në shtypin e verdhë. Gazetarët të cilët kanë guximin të kërkojnë përgjigjen e pyetjeve të vështira dhe jo fort të mira, humbasin punën e vet, kundra tyre bëhet presion, shpesh dhe një ndjekje penale. Të dhënat e fundit e Organizatës Ndërkombëtare  “Reporterë pa Kufi” (RSF), e bazuar në Francë, pa mëdyshje tregoi se, Bullgaria tanimë është në vendin e 111 për nga liria e fjalës, midis Guinesë dhe Nepalit.

“Mediat janë një imazh pasqyrues i shoqërisë sonë civile. Të kesh një pozitë në gazetari, përputhet me konceptin për pozitën civile”-sqaron Ivo Inxhev. Në fillim të viteve 90 Ivo Inxhev është drejtor i Agjencisë Telegrafike Bullgare, pas kësaj udhëheq Shoqatën e Gazetarëve Evropianë si zëvendës president. Ai drejton një transmetim politik “Në shënjestër” në televizionin BTV (2000-2006). Sot ai ka blog, kurse publikimet e tij rishtypen në një sërë mediash të huaja.

“Gjatë viteve 90, gazetaria bullgare mund të ketë qenë më naive, por qe më e vërtetë nga pikëpamja e përplasjes së mendimeve-analizon Inxhev. Atëherë mundeshe që në pamje të parë të njohësh se cila medie çfarë pozite ka. Kjo nuk ishte as sekret, as qëllim i mediave bullgare atëherë. Ne jemi gazetarë dhe e dimë  se ka gjini të ndryshme dhe nuk duhet të ngatërrohet mbulimi i paanshëm në gazetari me publicistikën, ku është krejtësisht e kundërta. Njerëzit lexojnë komentin e një publicisti, që të mund të kuptojnë pozitën e tij. Publicistika është marrja e një pozite para së gjithësh, por këtë jo secili mund t’ia lejojë vetes. Në kuadrin e një jete njeriu është në gjendje  të ndryshojë botëkuptimin dhe pozitat e tij, por mjafton që të mos jetë me qëllime egoiste. Por, është shumë gjë e keqe se e merituam qëndrimin negativ të shoqërisë, flas në numrin shumës, sepse nuk dua të hiqem se jam një përjashtim. Njerëzit vet e llogarisin se kush ku qëndron”.

Sipas Bojko Stankushevit i cili ka punuar gjatë viteve në Televizionin Kombëtar Bullgar si reporter, në sektorin e lajmeve dhe si drejtor i programeve më të njohura televizive gjatë viteve 90, mediat e pavarura po pakësohen. Kjo vjen nga fakti se, vite të tëra me radhë institucionet në Bullgari , të cilat përfaqësojnë pushtetet e veçanta, pa përjashtim, japin çdo mirësi dhe kënaqësi që të nënshtrojnë zërat e pavarur gazetaresk.

“Që nga fillimi i tranzicionit, që të gjithë kishin një shpresë të madhe, se që këtu e tutje zërat e lirë njerëzor, pjesërisht  zërat e lirë gazetareskë, nuk do të shtypen dhe ndrydhen. Shoqëria bullgare nuk mundi  të ndikojë mbi parlamentin të punojë një legjislacion, i cili t’i garantojë Bullgarisë si një demokraci të re, një vend më të denjë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: facebook.com/ivo.indzhev, BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. Nikollaj Ovçarov

Në nekropolin e Perperikonit, arkeologët zbuluan një varr të dytë të një "vampiri"

Gjatë gërmimeve të fundit arkeologjike në qytetin shkëmbor Perperikon, u zbulua varri i një të ndjeri, me rituale kundër vampirëve të kryera në trup, tha për BTA kreu i hulumtimeve, Prof. Nikollaj Ovçarov. Gjetja shfaqet mes pothuajse 250 varreve dhe..

botuar më 24-10-23 5.05.PD
Romain Gary (1914-1980)

Shkrimtar, diplomat dhe humanist - Romain Gary dhe jehona e qëndrimit të tij në Bullgarinë e pasluftës

Shkrimtar, hero i Luftës së Dytë Botërore, aviator, gazetar, regjisor dhe diplomat - personaliteti i Romain Gary (1914-1980) është shumështresor dhe enigmatik. Dhe Bullgaria zë një vend të veçantë në jetën dhe veprën e një prej autorëve francezë më të..

botuar më 24-10-21 2.05.MD

Falsifikimi i vlerave historike dhe kulturore "ndot" shkencën

A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..

botuar më 24-10-19 9.10.PD