“Do të vazhdojmë të përkrahim përpjekjet e gjashtë vendeve partnere (Serbia, Maqedonia e Veriut, Bonjë e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria) në rrugën e tyre drejt BE-së, por ata gjithashtu duhet të marrin përsipër përgjegjësinë e vet dhe të ndjekin procesin e reformave.” Këtë e tha zëvendës kryeministrja dhe ministre e punëve të jashtme e Bullgarisë Ekaterina Zaharieva në konferencën e shtypit pas takimit video me ministrin e punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani.
Bisedimet që ishin pjesë nga kryesia e përbashkët e Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor ishin përgatitore për Samitin e Procesit të Berlinit më 10 nëntor. Ministrja Zaharieva ripohoi pozitën e vendit, se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet të çojnë përpara çështjet e hapura midis njeri tjetrit dhe se fqinja jonë duhet të ndalojë me përdorimin gjuhës së urrejtjes.
"Interesat e Bullgarisë përsa i përket Maqedonisë së Veriut duhet të jenë mbrojtura për të vazhduar procesin e integrimit evropian. Këshilli i Evropës nuk mund të zgjidhë çështje dypalëshe.” Këtë e dha edhe Hajko Maas ministër i punëve të jashtme të Gjermanisë e cila kryeson Këshillin e BE-së.
Ditën e premte më 6 nëntor Bullgaria lajmëroi Komisionin Evropian se nuk mund të përkrahë kornizën neogociuese për Maqedoninë e Veriut sepse ajo nuk garanton mbrojtjen e interesave të Bullgarisë.
Në thelbin e pozitës së Bullgarisë për negociatat e Shkupit për anëtarësimin evropian është kërkesa për plotësimin e Marrëveshjes së Fqinjësisë dhe të pozitës së parlamenti nga vitit 2019.
Bullgaria insiston që Shkupi të heqë dorë nga pretendimet për njohjen e të ashtuquajturës “pakicë maqedonase” tek ne dhe të shfrytëzohet fraza “gjuhë zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” e cila nuk mund të trajtohet si njohje nga pala bullgare për ekzistencën e të ashtuquajturës “gjuhë maqedonase”.
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..