Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Etëra” është kandidat për destinacion më të mirë krijues në botë

Foto: Veneta Nikollova

Muzeu i vetëm etnografik në të hapur tek ne do të masë forca me destinacionet më të mira krijuese në botë kurse baza është çmimi i Rrjetit Ndërkombëtar të Turizmit Krijues për këtë vit. “Etëra” është i hapur gjatë vitit 1964, është i vendosur në afërsi të qytetit Gabrovo. Ky nuk është një muze i rëndomtë, por një përjetim i vërtetë i përmbushur me emocione të shumta. Disa madje e quajnë “makinë të kohës”, sepse në qoftë se bini këtu, papritmas transferoheni në një përmasë tjetër - në kohën e Rilindjes Bullgare. Duke shëtitur nëpër rrugicën piktoreske prej kalldrëmi me shtëpitë e bukura dhe atelietë e mjeshtërisë në katin e poshtëm, vizituesit afrohen pranë jetës dhe kulturës nga kjo epokë.  

“Ne po aplikojmë për një çmim me një koleksion nismash, në këtë numër dhe me kalendarin tonë të pasur me ngjarje, i cili përfshin ekspozita, konkurse, përgatitje të ushqimeve tradicionale, degustime, një rikrijim të traditave bullgare e të tjera”-pohon Svetllozar Todorov- shefi i menaxhimit kulturor në” Etëra”. Tradicionalisht presim shumë miq të huaj. Gjatë vitit 2019 patëm 226 vizita. Gjatë muajt gusht sivjet, për shkak të pandemisë vizitat e të huave ranë ndjeshëm. Pavarësisht nga kjo numri i vizituesve është pothuajse i njëjti, por realizohet vetëm prej turistëve bullgarë”-thotë Todorov.


Ajo e cila bën përshtypje është kompozicioni i vetëm për nga lloji i vet prej 10 objektesh të ujit. “Etëra” me bazë mund të krenohet me ta, sepse në Evropë ka shumë pak koleksione të këtij lloji të të ashtuquajturës “teknikë popullore të ujit”-është kategorik Todorov dhe shton: “Ka një pajisje me ujë e cila është për mprehjen e thikave. Ka dy mulli, ka torno prej druri, në të cilët dhe tani mjeshtrit punojnë sende të ndryshme. Një pjesë nga ky kompozicion është dhe sharra. Që të gjitha këto fillojnë të punojnë me anë të ujit në bazë të teknologjive të vjetra. Të mos harrojmë dhe punishten për prodhim të gajtanëve, e cila është unikale për të gjithë regjionin. Që të gjitha këto pajisje shkaktojnë një interes të madh”.

Siç e kuptuat “Etëra” nuk është një muze i zakonshëm në të hapur me eksponate të ngulitur e të ngrirë. Ambicia e ekipit të tij është t’i motivojë vizituesit drejt aktiviteteve të lidhura me njohjen e jetesës dhe të folklorit bullgar. Për këtë qëllim në vend aplikohen programe inovative arsimore. Një interes të madh shkaktojnë atelietë e artizanatit, ku turistët mund vet të punojnë ndonjë send.

“Në çarshinë e zanateve janë të vendosura atelietë e mjeshtërve. Ata punojnë me materialet tradicionale - deltinë, dru, metal dhe lëkurë. Dhe kjo rastis përditë gjatë gjithë vitit. Veprimtaria e muzeut do të vazhdojë dhe gjatë dimrit, pavarësisht nga Covid-19! Ky është një nga prioritetet e muzeve në të hapur. Kështu që këtu çdo një mund të zgjedh pikërisht se cilin zanat do që ta praktikojë dhe të merret vesh me disa nga zanatçinjtë tanë, për ta drejtuar atë”.

Industria botërore turistike gjithnjë e më shumë ngulmon tek përjetimet dhe tek itineraret kulturore, për llogari të turizmit masiv. Sot turistët preferojnë të quajnë veten e vet udhëtarë ose aventuristë. Prandaj rrjeti ndërkombëtar për turizëm krijues inkurajon iniciativat për një turizëm rezistues, drejt të cilit bashkohet dhe “Etëra”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Veneta Nikollova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Die Welt” e përkufizon Sofjen si një alternativë ndaj Parisit dhe Londrës

Sofja nuk është ndër kryeqytetet më të vizituara evropiane, por ka shumë për të ofruar - qyteti është modern, duke ruajtur hijeshinë e së kaluarës. Kryeqyteti bullgar është një alternativë e mirë për Parisin dhe Londrën, shkruan edicioni bullgar i..

botuar më 24-09-08 7.35.PD

Një nga shtëpitë malore më të njohura - "Maljovica" mbushi 90 vjeç!

E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..

botuar më 24-09-02 4.08.MD

Primorsko e mbyll sezonin me një rritje prej 30% të turistëve

Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..

botuar më 24-09-01 8.05.PD