Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

7 parti kanë shans për të hyrë në Parlamentin e ardhshëm

Foto: arkiv

Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot, barazia midis dy forcave kryesore politike në vend do të ruhej, tregon një studimi nga agjencia SOVA HARRIS, porositur nga gazeta Trud.

Koalicioni GERB / Bashkimi i Forcave Demokratike (SDS) dhe Partia Socialiste Bullgare /BSP/ kanë një rezultat të afërt. GERB me 15.9% shënon një rënie të mbështetjes prej 2 për qind, ndërsa BSP me 15% shënoi një rënie prej 0.7 përqind. Ulja më e madhe në nëntor u regjistrua nga partia "Ka një popull të tillë" nga 10.1 në 6.8% mbështetje, krahasuar me datën 31 gusht 2020. Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS), "Bullgaria Demokratike", "Ngrihu Bulgaria" dhe VMRO kanë shans për të hyrë në Parlamentin e ri. 42% e të anketuarve janë mjaft të sigurt se do të votojnë, kundrejt 54% në fund të gushtit, gjë që interpretohet si shpërqendrim i njerëzve në pandemi nga problemet politike.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryeministri Gllavçev për anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen: Gjërat po shkojnë sipas planit

Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..

botuar më 24-11-22 5.22.MD

Një qytet Krishtlindjesh hapet në Sofje

Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..

botuar më 24-11-22 4.41.MD

Qarkullimi drejt pikës kufitare me Turqinë “Kapitan Andreevo” është normalizuar

Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..

rinovuar më 24-11-22 4.16.MD