Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Ushqeje shpirtin, që të të dëgjojë” - një ekspozitë me befasi të shumta në Muzeun Historik Rajonal në Sofje

Cilat kanë qenë zakonet e të ngrënit të kryeqytetasve në të kaluarën e largët? Çfarë ndikimi kanë kulturat e huaja në menynë tradicionale bullgare pas Çlirimit? Kur shfaqen lokalet për një ngrënie të shpejt publike? Përgjigjen e këtyre pyetjeve si dhe të shumë pyetjeve të tjera i jep ekspozita e titulluar “Ushqeje shpirtin, që të të dëgjojë. Ushqimi në Sofje dhe në rrethin e Sofjes” në Muzeun Historik Rajonal në kryeqytet.

“Ekspozita na kthen mbrapa në kohën kur ngrënia dhe ushqimi kanë qenë fare të ndryshme si sa i përket përgatitjes, kështu dhe për nga mënyra sesi ofrohet - thotë historiania Mariana Marinova, kuratore në ekspozitë. Në fund të shekullit të 19 dhe në fillim të shekullit të 20 fshatarët në regjionin e Sofjes, pavarësisht se kanë prodhuar një sasi të madhe të produkteve agrare, kanë pasur një tavolinë relativisht modeste. Por, pas Çlirimit (1878) me ardhjen e ndikimeve nga jashtë fillon pasurimi i menysë. Hyjnë teknika dhe teknologji të reja, si gelimi i ushqimit, bërja e ëmbëlsirave, e antipastave, sallatave - këto janë gjithë pjata me gjellë, të cilat pothuajse nuk kanë qenë të njohura për tavolinën e kryeqytetasve”.

Dalin proshutoja dhe sallamet, kurse përveç verës dhe rakisë fillon të prodhohet dhe bira, e cila pëlqehet shumë nga banuesit e kryeqytetit. Rrënjësisht ndryshon dhe mënyra e renditjes dhe e dhënies së ushqimit.

“Tani është e vështirë që ta përfytyrojmë, por në fund të shekullit të 19 njerëzit janë mbledhur rreth tavolinave të rrumbullakëta të ulëta, të ulur mbi karrige të vogla me tre këmbë. Që të gjithë kanë ngrënë nga një pjatë e përbashkët, e cila është vënë në mes të tavolinës, ku çdo një pjesëtar i familjes ka marrë nga një lugë nga gjella” - tregon Mariana Marinova.

Bullgarët kanë ngrënë jo vetëm në shtëpi të vet. Akoma përpara Çlirimit kanë ekzistuar bujtinat, në të cilat udhëtari ka mundur të marrë diçka për të ngrënë ose të pijë kafe. Pas vitit 1878 hyjnë zakone dhe sjellje të reja. Paraqiten dhe lokalet për ngrënie publike – bujtinat-për njerëzit me të ardhura më modeste, kafeteritë, birraritë, pastiçeritë vjenezë dhe disa restorante - për shtresën e mesme, kurse restorantet në hotelet e luksit dhe pritjet në Pallatin Mbretëror kanë mbledhur shoqërinë e lartë.

Një aksent në ekspozitë është një tavolinë, e renditur sipas kanuneve të drekave festive të organizuara në Pallatin Mbretëror. Bën përshtypje jo vetëm kompleti prej porcelani me monogramin e mbretit Ferdinand në mes të pjatave, por dhe enët dhe fletët e menyve.

Mes eksponateve kureshtare në ekspozitë janë po kështu makina e kafesë ekspres e ngrohur me alkool, menytë me çmime, karikaturat, një dollap nga vitet 30-40 me paketime të produkteve, të cilat gjatë asaj kohe kanë qenë mjaft të njohura në ekonomitë shtëpiake. Vizituesit do të shikojnë dhe një kuzhinë nga vitet 30 të shekullit të 20 me sende autentike: sobë elektrike, receta origjinale me piktura të gjellëve si dhe një paraprijës të frigoriferit modern.

“Mendoj se ky eksponat do të shkaktojë interes mes vizitorëve tanë - është e bindur Mariana Marinova. Për ta kemi përgatitur dhe një befasi: fletë me receta të vjetra dhe pak të harruara, mes të cilave ftonj të mbushur me mish, mish deleje me domate jeshile, presh me kumbulla”.

Ekspozita mund të shihet deri më 28 mars 2021 duke u respektuar të gjitha masat kundërepidemike.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Muzeu Historik Rajonal në Sofje




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Falsifikimi i vlerave historike dhe kulturore "ndot" shkencën

A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..

botuar më 24-10-19 9.10.PD

Në Odesos, u zbulua një statujë e ruajtur plotësisht nga shekulli II - III

Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..

botuar më 24-10-15 6.52.MD

Një lagje e tërë e shekujve XIII-XIV e ngjashme me qytetin Hobbit u zbulua nga arkeologët në Perperikon

Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..

botuar më 24-10-08 6.24.MD