Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një bashkatdhetare në Itali krijon përralla për bullgarët nëpër botë

Margarita Llazarova: Jashtë shtetit më tepër na mungon gjuha amtare

Foto: arkiv

Bullgarët janë njerëz të cilët përshtaten, mund të jetojnë dhe të punojnë kudo nëpër botë. Por kjo nuk i pengon të kenë dhe të përjetojnë një nostalgji për atdheun e humbur dhe të kërkojnë lidhjen bullgare, pa rëndësi nëse bëhet fjalë për kontaktin e drejtpërdrejtë me bashkatdhetarët ose për një prani deri tek ndonjë libër në gjuhën bullgare ose ushqim bullgar.

Një nostalgji të tillë po provon në Italinë Jugore  bashkatdhetaria jonë Margarita Llazarova. Ajo niset për në Itali, në fillim fare për shumë pak kohë, sepse humbet punën e vet si llogaritare, por mbetet aty për 20 vjet të tëra. Dhe sot e kësaj dite nuk e ka ndërprerë lidhjen me atdheun. I pëlqen që të lidhet me bullgarë, të cilët janë vendosur në Gadishullin e Apenineve. Thotë se pjesa më e madhe janë aty , që të mund të ndihmojnë dhe të mirëmbajnë të afërmit e vet në Bullgari. Sipas saj në Itali bullgarët dallohen nga të huajt e tjerë me sinqeritetin e vet, me punëdashësin, thjeshtësinë dhe  dhembshurinë.  

“Ajo e cila i mungon më tepër bullgarit jashtë shtetit është gjuha bullgare” - pohon Margarita. Ajo ka filluar të incizojë histori përrallore , të cilat vet i ka trilluar në fëmijërinë. Kështu pas 10 vjetëve, lind libri i saj për fëmijë me aventura të “Topços dhe Veshit i cili flet”. Ilustrimet e bukura ndaj përrallave janë të piktorit të ri Veselin Çakërov, i cili i ka pikturuar heronjtë tamam ashtu siç i ka dashur dhe i ka përshkruar.

“Në kopërtinën e librit tim është pikturuar një karrocë tipike e shkruar bullgare-një gomar i vogël dhe një fëmijë mbi karrocë. Këto janë përralla, të cilat na kthejnë në kohërat e vjetra. Doja që të kthehem pak mbrapa-drejt rrënjëve të bullgarit, drejt mirësisë, drejt sinqeritetit-sqaron Margarita Llazarova përpara Radio Bullgarisë. Të rinjtë kanë nevojë për këtë. Fillova të shkruaj në një moment nostalgjie. Unë nuk e besoja, por libri pati sukses dhe rrotulloi botën. Ai arriti deri tek bullgarët e vegjël në Angli, në Shtetet e Bashkuara , Gjermani dhe në përgjithësi në të gjithë Evropën. Kjo më gëzon! Më mirë që njerëzit të lexojnë në gjuhën e vet të lindjes. Pas ca kohe do të dalë nga shtypi dhe libri im i dytë me përralla, kurse njëkohësisht me këtë shkruaj dhe tregime për problemet e emigracionit bullgar këtu, të cilat zakonisht mbeten të fshehura”.  

Veselin Çakërov

Margarita pohon se bullgarët të cilët i takon jashtë kufirit e dinë se, duhet të dëshmojnë veten përmes punës së vet dhe prandaj japin më të mirën nga vetja e vet.

“Disa njerëz pohojnë se jashtë shtetit ka çdo gjë dhe jetohet më mirë, por nuk është kështu. Nostalgjia është kudo me ne. Prandaj dhe ne, bullgarët, mblidhemi, flasim, festojmë bashkë. Këtu që të gjithë kemi një fat të përbashkët. Përpara ca kohe tek ne erdhi fëmija e një familjeje nga pakicat, qe i pranuar për student në universitet. Që të gjithë e ndajmë gëzimin e tyre, sepse ky është sukses për një fëmijë bullgar. Në qoftë se ndonjë bie në telashe, që të gjithë organizohen të ndihmojnë dhe pikërisht kjo na mban.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Përrallat e Krishtlindjeve prej qelqi apo si ringjallet një traditë e harruar

Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..

botuar më 24-12-22 8.15.PD

Banorët e fshatit Zmejovo shënojnë festën e verës së pelinit, recetën e së cilës e ruajnë me xhelozi

Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..

botuar më 24-12-21 7.45.PD

Adhurues të thurjes bashkohen në një komunitet për të ruajtur zanatin tradicional

Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..

botuar më 24-12-21 6.15.PD