Aktualisht, ndihma spitalore mban barrën e plotë të krizës, deklaroi në brifingun e Ministrisë së Shëndetësisë inspektori i përgjithshëm shtetëror Angjell Kunçev. Vetëm 3 krahina në vend kanë mbetur jashtë zonës së kuqe prej mbi 120 të sëmurë në 100 mijë - këto janë Vidin, Dobriç dhe Silistra. “Nuk e ndaj optimizmin e qeveritarëve, se me këtë rritëm të rritjes së të infektuarve me korionavirusin do të arrijmë rezultate të mira”, tha ai dhe prezantoi propozime për vendosjen e masave të reja kufizuese.
Pranim në zyrat të jo më shumë se gjysma e nëpunësve, një kufizim të kohës së punës të restoranteve dhe të kafeneve, një ndërprerje të veprimtarive jashtëshkollore, kalim drejt mësimit në distancë në të gjitha universitetet me përjashtim të atyre mjekësor - këto parashikojnë disa nga masat e propozuara. Një ide tjetër është që njerëzit në moshën mbi 65 vjeç të bëjnë pazar vetëm në periudhën midis orës 8.00 në mëngjes deri në orën 10.00 dhe të mos lejohen nëpër dyqane klient të tjerë në këtë pjesë të orarit.
Propozohet po kështu që mjekët të lirohen nga karantinimi, në qoftë se në ditën e tretë japin një rezultat negativ të PCR testit, që të mund të kthehen në punë. Këmbëngulet që dhe ministri i shëndetësisë të marrë kompetenca të jashtëzakonshme, me të cilat të dërgojë specialistët e ndryshëm mjekësorë nëpër spitale, përfshi dhe këta në sektorin para-spitalor.
“Po hyjmë në një fazë jashtëzakonisht serioze të epidemisë dhe nuk është kohë për festa”, deklaroi në brifing ministri i shëndetësisë Kostadin Angjellov, duke nënvizuar se masa, e cila shpëton jetë njerëzore, është mbajtja e maskave në hapësira të mbyllura. Ai u drejtoi apel njerëzve që t’u shmangen grumbullimeve në një vend, në vendet publike dhe udhëtimeve.
Gjatë dy ditëve të fundit numri i rasteve të regjistruar u rrit me mbi 8000 prova pozitive dhe numri i përgjithshëm i të infektuarve tanimë është 64 591. 3 191 veta aktualisht janë të shtrirë nëpër spitalet me një infektim të koronavirusit - prej tyre 239 janë në repartet intensive.
“Shteti është i siguruar më të domosdoshmen, që të mund t’u përgjigjet nevojave gjatë shpërndarjes së Covid-19”, tha akoma ministri i shëndetësisë. Ai saktësoi se ka sasi të mjaftueshme të pajisjeve mbrojtëse personale për muajt që vijnë. Sot, do të mbërrijnë 1 700 copëza të rinj remdesivir, kurse 4 300 të tjerë priten gjatë javës së ardhshme. Sipas ministrit vaksina do të ketë më shpejt aty rreth muajit prill mot.
Çdo një, i cili mendon se, ka simptoma të koronavirusit dhe ka nevojë prej ndihme urgjente, ka të drejtë të kërkojë ndihmë në çdo një spital kurse ai është i detyruar t’i kushtojë një ndihmë të tillë, nënvizoi ministri. Ai informoi se dhe nëpunës të Ministrisë së Punëve të Brendshme do të përfshihen në dorëzimin e recetave te inspektorateve shëndetësore rajonale.
Sa i përket treguesit të një sëmundshmërie 14 ditor, tek ne raporti është 388 veta në 100 mijë, derisa tek vdekjet treguesit janë 5 veta në 100 mijë, informon Angjell Kunçev. Bullgaria gjendet në vendin e 17 në Evropë për nga sëmundshmëria dhe në vendin e 10 për nda vdekja.
Qytetarët bullgarë po vazhdojnë të kërkojnë mjek vonë, gjë e cila çon në përtëritje të njerëzve me një formë akute të sëmundjes dhe të rasteve të fatalitetit, sqaroi ministri Kostadin Angjellov. Ai u drejtoi apel njerëzve që të mos shërohen vetë, dhe akoma gjatë simptomave të para të një temperature të rritur, kollë dhe humbje të shijes dhe të erës, të shkojnë tek mjeku personal.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..