Mos ndalo të ëndërrosh por di se çdo ëndërr ka çmimin e vet. Këto fjalë u japin sigurim të rinjve të kërkojnë realizim të vet nëpër rrugët e panumërta dhe të panjohura të jetës. Ndër ta është edhe arkitektja e re Jona Lekova. Ajo fitoi bursën speciale “Koljo Fiçeto”, e cila jepet nga Fondacioni “Evrika” për arritje në arkitekturë dhe në ndërtim. Dhe ky nuk është çmimi i parë të cilin ajo e merr. Prandaj Jona shikon me besim dhe kureshtje çdo sfidë të re të cilën e has në jetë.
Që kur ishte në klasën e pestë, kur djemtë janë të sigurt se do të bëhen idhujt e rinj futbollistik, ndërsa vajzat ëndërrojnë për fatin e princeshave, Jona Lekova e përfytyronte veten si arkitekte e suksesshme.
Frymëzimi nga ekspozita e arkitektes iraniane Zaha Hadid u bë shkak që magjia e arkitekturës ta pushtojë atë për gjithë jetën.
“Arkitektura më pasuron dhe më ndihmon që çdo ditë të zbulojë gjëra të reja të papara. Për herë të parë punoj me një pasion të tillë aq të madh dhe me dëshirë që diçka të jetë bërë në mënyrë të përsosur.”
Jona nuk dëshiron të vërë kufi para vetes. Ëndrra e saj është të kontaktojë me arkitektë nga jashtë. Duke udhëtuar deri në Itali dhe Kroaci ajo përfitoi nga mundësia të zgjerojë horizontin dhe të shikojë kryevepra të arkitekturës evropiane. Përderisa ishte në Milano, Jona mësoi për një ndërtesë në Gjermani, arkitektura e së cilës lejon që ajo të jetë jashtëzakonisht funksionale dhe efektive në energjetikë.
“Kishte një godinë ndërtuar nga panele në të cilat rritet një lloj alge. Përderisa bënte fotosintezë alga pastronte ajrin më shpejtë se sa dynymë të tëra pyje. Përveç kësaj krijon dhe biomasë e cila mund të shfrytëzohet si lëndë djegëse dhe kështu tërë godina funksionon mbi bazën e këtyre paneleve” – shpjegon arkitektja e re.
Kur u kthye në Bullgari ajo krijoi një panel të ngjashëm për fasadë me dizajn të vet.
Megjithëqë është në fillim të rrugës së vet profesionale arkitektja e re formulon problemet kryesore të planifikimit urban në Bullgari.
“Ajo që i mungon arkitekturës tek ne është qëndrimi ndaj kontekstit dhe formimi i një mjedisi unik homogjen. Ndërtohet pjesë-pjesë dhe mungon respekti ndaj asaj që është e krijuar dhe ndaj mjedisit përreth. Janë të domosdoshme godina të tilla të cilët janë në përshtatje me gjithçka që është përreth. Godinat nuk duhet të jenë moderne, ato duhet të jenë të ndërtuara me mendimin se do të mbeten në të ardhmen për breza të tërë me radhë.”
Më e rëndësishmja sipas arkitektes Jona Lekova është se arkitektura është një mënyrë për të përmirësuar jetën e të tjerëve. Prandaj ëndrra e saj është të projektojë një godinë me rëndësi për jetën shoqërore tek ne. Ka të ngjarë që kjo të jetë një vatër kulturore si muze, bibliotekë ose ndonjë qendër të arteve.
Përpilues nga intervista dhënë programit “Hristo Botev të BNR-së: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Vendi ynë filloi të fitonte rregullisht medalje në Lojërat Olimpike Verore në vitin 1952. Sportisti i parë vendas që u kthye me bronz nga Lojërat e Helsinkit ishte boksieri Boris Georgiev-Mokata. Sa do të jetë numri i tyre nga lojërat e tanishme në..
Pothuajse çdo fëmijë ka dëshirën dhe aftësinë për të vizatuar. Sa i përket talentit, ndonjëherë duhen vite që ai të vihet re dhe të vlerësohet. Sidomos nëse ndodh që të rritesh në Bullgari në agimin e demokracisë. E tillë është historia e bashkatdhetares..
Kurioziteti për botën përreth nesh dhe një dëshirë e pandërprerë për të ecur përpara dhe për të kuptuar se çfarë fshihet pas çdo hapi të ri dhe përparimi në shkencë - ky është filli kryesor i përparimit për një shkencëtar shumë të ri në Bullgari...