Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fundi i protestave të përditshme, gjithnjë e më shumë po mendojmë për zgjedhje në mars

Foto: BGNES

Pandemia po imponon ndryshime rrënjësore në rendin e ditës të shoqërisë bullgare. Mbytja e sistemit tonë shëndetësor si pasojë të numrit të rritur të pacientëve dhe të mjekëve të infektuar me Covid-19 u jep një rekurs të ri bisedimeve politike në vend. Dhe në qoftë se gjatë pranverës kishim ndjenjën se masat këtu janë në kohë, madje dhe tejkaluese, tani gjithnjë e më shumë analizatorë llogarisin se institucionet në vend ecin pas ngjarjeve dhe parashikojnë pasoja serioze si për shëndetin e bullgarëve, kështu dhe për ekonominë. Dhe në ngjashmëri me maksimën se shpëtimi i atyre qe po mbyten është në duart e vet mbytësve, vazhdimisht rikujtohet se një përgjegjësi e secilit prej nesh është të respektojë masat kundra epidemike, që të pakësohet presioni mbi spitalet dhe mjekët dhe të mund të shpëtojë sistemi shëndetësor nga kolapsi. Madje dhe organizatorët e protestave antiqeveritare të cilët vazhduan 116 ditë në vend vendosën të ndryshojnë formën e pakënaqësisë, duke ndaluar demonstratat e përditshme.

“Duhet të mbrojmë aftësinë e mjekëve dhe të infermiereve të mund të përballojnë valën e pacientëve të sëmurë. Po e ndërmarrim këtë ecuri me një respekt ndaj shpëtimtarëve tanë me përparëse të bardha dhe me neveri ndaj pushtetit të mafies. Mendojmë dhe e konsiderojmë si një hipokrizi të kritikojmë sistemin e shkatërruar shëndetësor dhe në të njëjtën kohë të krijojmë rrezik nga infektimi, madje dhe të një njeriu prej jush! Pushteti ka frikë  të marrë përsipër këtë përgjegjësi, sepse do të marrë akuza politike dhe do të humbasë akoma më shumë nga vlerësimi i vet. Prandaj përgjegjësinë do ta marrim ne”-theksoi avokati Nikollaj Haxhigenov nga e ashtuquajtura “Treshe Helmuese”, e cila qëndron pas organizimit të protestave.

Opinioni shoqëror është i zgjuar, kurse këtë asnjë nuk e kishte ëndërruar gjatë muajit mars, komenton në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare shkrimtari Zahari Karabashliev, i cili është mes njerëzve të cilët përpara ca kohe firmosën letrën e hapur me kërkesë për dorëheqjet e kryeministrit Bojko Borisov , të prokurorit të përgjithshëm Ivan Geshev, të drejtorit të përgjithshëm të Televizionit Kombëtar Bullgar Emill Koshllukov, të kryetarit të komisionit parlamentar mbi kulturën Vezhdi Rashidov dhe të kryetares së parlamentit Cveta Karajançeva. Sipas Zahari Karabashliev tanimë është e qartë se, nuk do të ketë zgjedhje përpara afatit:  

“Për mua protestat përfunduan aty rreth datës 2 tetor dhe kështu qe e udhës...Është e drejtë tani çdo një të shkojë në shtëpi dhe të përgatitet për zgjedhjet, të mund të jemi të zgjuar në kohën e zgjedhjeve. Nuk ka më nevojë prej protestave. Nuk ka nevojë që njerëzit të ftohen nëpër rrugë dhe të infektohen njëri nga tjetri. Doli se pushteti është më rezistues nga protestat e organizuara spontanisht”-është kategorik shkrimtari, duke saktësuar se në fillim i ka konsideruar zgjedhjet përpara afatit si të pashmangshme”.

“Më e logjikshme është që të ketë zgjedhje gjatë muajit mars” - tha përpara Radios Kombëtare Bullgare gazetari televiziv Sasho Dikov, por shtoi se, nuk përjashton mundësinë që në çdo një moment kryeministri Bojko Borisov të japë dorëheqjen. “Vite të tëra me radhë joshja e tij e tepërt dhe mjeshtëria e tij të një njeriu nga populli e ndihmonte të fitojë simpati, por me incizimet e fundit shndriste imazhi i shëmtuar i Bojko Borisovit-analizoi Dikovi në transmetimin “Politikisht JOkorrekte” të Radios Kombëtare Bullgare. Në qoftë se kishim prokurori, prej kohe ky njeri  nuk do të ishte në politikë, nuk do të ishte i lirë. Por ka kësmet se nuk kemi prokurori...Kësmeti i tij i dytë është se nuk mund të paraqitet forca opozitare, të cilat të mund të njihen nga njerëzit si opozitë të Bojko Borisovit”. Gazetari nuk përjashton mundësinë që Bojko Borisovi përsëri të fitojë zgjedhjet.

“Nëse ato do të jenë të rregullta, ose zgjedhje përpara afatit-epoka e Borisovit përfundoi”, komenton përpara Radios Kombëtare Bullgare situatën aktuale në vendin tonë bashkëkryetari i Partisë “Bullgaria Demokratike” gjenerali Atanas Atanasov. Sipas fjalëve të tij  skandalet e mëdha të korrupsionit në periudhën e drejtimit të partisë GERB janë mbi 70, kurse institucionet në vend nuk funksionojnë mirë.

“Që të mund të kryhen disa masa të caktuara, njerëzit duhet të kenë një besim në pushtet...Çfarë masash mund të aplikoni, kur njerëzit nuk iu kanë besim”-pyeti në mënyrë retorike politiku, i cili është një pjesë nga opozita jashtëparlamentare.

Kjo krizë është një kërcënim për sigurinë kombëtare, sepse janë të kërcënuara jetët e qytetarëve bullgarë. Reagimi adekuat i shtetit duhet të jetë si gjatë një kërcënimi për sigurinë kombëtare, dhe në përgjithësi nuk shikoj këto elemente” qe më se kategorik Atanasov.

Përpiloi: Elena Kerkallanova /në bazë të intervistave përpara Programit “Horizont” të RKB.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD