Tenisti më i mirë i Bullgarisë te meshkujt Grigor Dimitrov avancoi me dy vende në ranglistën botërore dhe tashmë është i 18-ti. Në turneun në Vjenë ai arriti çerekfinalet dhe grumbulloi një aktiv nga 2 260 pika. Gjatë javës Dimitrov nuk u përfshi në turneun Mastërs 1 000 në Paris dhe ndoshta do të përfundojë sezonin në se nuk do të marrë pjesë në turneun Sofia Open në Sofje.
Adriana Bojaxhieva solli medaljen e parë të artë për Bullgarinë nga Kampionati Evropian i Karatesë për të rinj në qytetin polak Bielsko-Biala. Në finalen e kategorisë 54 kg., kumite, Adriana shënoi një tjetër sukses bindës – ndaj Sofia Halievska nga Ukraina..
Maja e katërt më e lartë në malin Rilla, e njohur deri tashti si "Pa emër", tani do të mbajë emrin e alpinistit Ljudmill Jankov në kujtim të alpinistit të ndjerë bullgar dhe heroit të ekspeditës bullgare në Everest në 1984. Kjo bëhet me dekret të..
Zhytësit bullgarë fituan shtatë medalje në garën e parë të vitit në kalendarin e Federatës Ndërkombëtare të Notit në Eindhoven (Holandë). Cvetomir Ereminov zuri vendin e parë tek meshkujt në zhytjen nga një platformë, me gjithsej 35 415 pikë. Së bashku me..