"Në qoftë se Republika e Maqedonisë së Veriut i njeh rrënjat bullgare të gjuhës dhe kombit të saj kjo do t’i vërë fund tensionit në marrëdhëniet tona dhe mundësisë që Bullgaria të vendosë veto për fillimin e negociatave për anëtarësim evropian”, deklaroi për agjencinë Rojters Ekaterina Zaharieva – zëvendëskryeministre dhe ministre e jashtme e Bullgarisë.
“Jemi gati t’i ripohojmë realitetet e tanishme, por ata duhet ta njohin të vërtetën historike”, nënvizoi Ministrja e Jashtme.
Ekaterina Zaharieva tha gjithashtu se shqetësimet e Bullgarisë më tepër janë lidhur me pretendimet e pandërprera të Republikës së Maqedonisë së Veriut për pakicë maqedonase te ne.
Agjencia Rojters rikujtoi fjalët e Kryeministrit maqedonas Zoran Zaev se identiteti dhe gjuha e vendit të tij nuk janë objekt debatesh.Bullgaria ka një qëndrim shumë të qartë dhe konsekuent për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, bazuar në zbatimin e rreptë të konsensusit evropian nga korriku i vitit 2022. Këtë e deklaroi zëvendësministri i punëve të jashtme Ivan Kondov në..
Në rezidencën "Bojana", ushtruesi i detyrës së kryeministrit dhe të ministrit të jashtëm, Dimitër Gllavçev i mirëpriti stafit diplomatik në pritje për Ditën e Dikaterit Diplomatik Bullgar - 19 korrik dhe 145 vjetorin e themelimit të shërbimit...
Importet e litiumit nga Serbia do të ndihmojnë BE-në të zvogëlojë varësinë e saj nga Kina Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe nënkryetari i Komisionit Evropian i ngarkuar për energjinë Maros Ševçović do të vizitojnë..