"Në qoftë se Republika e Maqedonisë së Veriut i njeh rrënjat bullgare të gjuhës dhe kombit të saj kjo do t’i vërë fund tensionit në marrëdhëniet tona dhe mundësisë që Bullgaria të vendosë veto për fillimin e negociatave për anëtarësim evropian”, deklaroi për agjencinë Rojters Ekaterina Zaharieva – zëvendëskryeministre dhe ministre e jashtme e Bullgarisë.
“Jemi gati t’i ripohojmë realitetet e tanishme, por ata duhet ta njohin të vërtetën historike”, nënvizoi Ministrja e Jashtme.
Ekaterina Zaharieva tha gjithashtu se shqetësimet e Bullgarisë më tepër janë lidhur me pretendimet e pandërprera të Republikës së Maqedonisë së Veriut për pakicë maqedonase te ne.
Agjencia Rojters rikujtoi fjalët e Kryeministrit maqedonas Zoran Zaev se identiteti dhe gjuha e vendit të tij nuk janë objekt debatesh.Serbia raporton rënie të emigrantëve dhe mbyll disa qendra të refugjatëve Komisionerja për Refugjatët dhe Migrimin e Serbisë, Natasha Stanisavlleviç, bëri të ditur se numri i emigrantëve në vend u ul me 80% dhe u vendos që përkohësisht të..
Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin më 1 gusht, GERB-SDS do të ishte forca e parë politike, sipas një sondazhi të “Market LINKS”. GERB - SDS merr 23% mbështetje. “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) është me 15.3%...
Minoriteti turk në Trakinë Perëndimore është një prioritet për Ankaranë Problemet e pakicës turke në Trakinë Perëndimore janë prioritet për Turqinë në dialogun e saj me Greqinë. Ankaraja do të vazhdojë të kujdeset për "bashkatdhetarët e saj"..