Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një kamp për fëmijët dhe një grua e fortë e kthejnë jetën në fshatin piktoresk Smoliçano

“Jeto me dashuri” - vend për rritjen e fëmijëve të së ardhmes

E zbulova fshatin Smoliçano në sajë të kishës “Shën Anna”-kujtohet Elena Naçeva. Me një shok të saj piktor të ikonave, është dashur që të restaurojnë kishën dhe kështu gjendet në këtë vend të shkëlqyer. “Më pëlqeu shumë, sepse që këtu nuk kalon rrugë automobilistike për në ndonjë vend tjetër. Në qoftë se është rrugë në fshat-le të jetë në fshat, ku dëgjon zogjtë, komunikon me natyrën. Ky fshat sikur më përqafoi, kur erdha për herë të parë. Thash me vete, më shumë nuk do të kërkojmë, ky është vendi!”

Elena nga qyteti Kjustendill, ka kaluar vite të gjata në Itali, në Zvicër dhe në Shtetet e Bashkuara, por vendos të kthehet dhe të realizojë një ëndërr të vet të vjetër, e pikërisht punë në dobi të fëmijëve, të cilët t’i përgatisë për jetën në të ardhme. Prandaj në fshatin  piktoresk Smoliçano organizon kamp për fëmijët me emrin shumë domethënës “Jeto me dashuri”.

Елена Начева

Fshati i zgjedhur është në bashkinë Nevestino, jo larg kufirit tonë me Maqedoninë e Veriut. Përpara viteve në të ka pasur rreth 900 banorë si dhe fëmijë për dy shkolla. Sot, banuesit janë vetëm 8 veta, kurse godina e vjetër e shkollës tani ka strehuar dhe bashkinë. Sikurse në kundërshtim të rrethanave  kohët e fundit aty është themeluar një vatër kulture e re “Probuzhdane 2020” (Zgjim). Përsëri me idenë e Elena Naçevës:

Duhet që të gjithë të zgjohemi, viti 2020 është viti i ndryshimeve, më në fund vjen koha dhe e ndryshimeve. Ana materiale tanimë nuk do të jetë primare. Duhet t’i mësojmë fëmijët të lexojnë libra, të shkruara në letër . Po ve re, se ata janë kaq të varur nga teknologjitë, saqë nuk dinë dhe adresën e shtëpisë. Prindërit i sjellin dhe i kthejnë me makina kudo. Justifikimi është se, koha në të cilën po jetojmë është më e ndryshme, por në fakt ne po e bëjmë të tillë-plot me tension pa ushtrime shëndetësore për fëmijët”.

Dhjetëra fëmijë vizitojnë kampin veror të fëmijëve “Jeto me dashuri”. Ai gjendet në disa shtëpi të vjetra prej qerpiçi në Smoliçano, por të bëra kështu që të mund të gëzojnë me komoditetin dhe interierin e vet artistik. “Për punën me fëmijët,  që filloi përpara dy vjetëve po e zgjedh vetëm pedagogë të cilët i përkushtohen profesionit”-thotë Elena Naçeva në intervistën për programin “Hristo Botev” të Radios Kombëtare Bullgare:

“Prindërit më thonë se kur fëmijët kthehen në shtëpi  ata janë të ndryshuar - janë më të rritur dhe tanimë kanë formuar zakone higjienike të pastrojnë dhomat dhe të rregullojnë krevatet. Por, shembulli i mirë është infektues. Fillimisht ne vendosim një disiplinë të rreptë dhe nënshkruajmë deklarata me fëmijët për këtë, e cila i pret këtu. Në fillim fare ata tremben , se duhet të heqin dorë nga telefonat. Ndryshimi është i madh, vihet re  edhe në bazë të lëvizjes së trupave të tyre, kur nuk ka telefona. Fillimisht i shpiem për t’i larë tek ujëvara, që të spastrojmë energjitë e qytetit dhe çdo gjë të cilën e mbajmë. Duam të lëmë mënjanë dramat, egoizmin, përkëdhelinë si të thuash tek “varësja”. Madje sivjet do të bëj një varëse të tillë dhe do të shkruaj të gjitha gjërat, të cilat duhet të lihen aty. Natyra ka një ndikim shumë të mirë mbi të gjithë. Unë jam optimiste dhe shikoj se, gjithnjë e më shumë njerëz të rinj fillojnë të kërkojnë alternativë dhe të kthehen në fshat. Intuita u le të kuptojnë se do të shpëtojnë njerëzit , të cilët vet prodhojnë ushqimin, kjo nuk është vetëm tek ne, kjo vihet re në një aspekt global. Këtë po mundohemi çdo ditë t’u shpjegojmë dhe fëmijëve.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD