Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filloi Presidenca bullgare e iniciativës “Tri dete”

Foto: BTA

Ministrja e Jashtme Ekaterina Zaharieva përshëndeti mbledhjen e parë video të grupit të koordinimit të iniciativës “Tri dete”, bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme.

Fakti se Bullgaria u përfshi në fondin investues me mbi 20 mln euro dhe është një nga 8 vendet me kontribut financiar tregon se ajo ka një vend të denjë në “Tri dete”, tha Zaharieva, e cila është një koordinatore kombëtare për formatin.

Energjetika dhe ndërlidhja janë prioritetet kryesore të Presidencës bullgare gjatë vitit 2021.

Në kuadrin e formatit Sofja do të zhvillojë zgjerimin e depos së gazit në Çiren, rimëkëmbjen e vijës hekurudhore Ruse-Varna, ndërtimin e tunelit nën qafën e malit “Petrohan” dhe të autostradës “Deti i Zi” nga Varna deri në Burgas.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bansko hap sezonin turistik veror

Pushime, larg turmave në resortet verore, shëtitjet në male, mundësi për ecje në këmbë ose me biçikleta elektrike - e gjithë kjo i pret turistët nga sot në Bansko. Resorti në malet e Pirinit do t'i befasojë mysafirët e tij gjatë verës me shumë..

botuar më 24-06-29 4.40.MD

Festivali i varkave të dragoit në liqenin Pançarevo afër Sofjes

Më 29 dhe 30 qershor, liqeni në Pançarevo pranë Sofjes pret Festivalin e Varkave të Dragoit. Garat e varkave të dragoit do të zhvillohen në të dyja ditët në bazën e kanotazhit, të cilat çdokush mund të vëzhgojë. Festivali me hyrje të lirë do të mbahet..

botuar më 24-06-29 8.35.PD

Parashikimi i motit për të shtunën

Para mesnate vranësirat do të pakësohen dhe në gjysmën e dytë të natës do të jetë e kthjellët. Era në Bullgarinë Lindore do të dobësohet përkohësisht. Të shtunën , më 29 qershor, moti do të jetë me diell. Pasdite do të ketë vranësira në gjysmën..

botuar më 24-06-28 7.35.MD