Çmimet Kombëtare të arteve skenike ICAR 2020 do të jepen për herë të 46-të në ditën e fundit të muajit tetor. Ceremonia u shty për shkak të epidemisë nga koronavirusi gjatë muajit mars, por tani do të zhvillohet pa publik në sallën e Teatrit Popullor “Ivan Vazov”.
Çmimet prestigjioze janë në disa kategori bazë-për një rol mbështetës dhe për rol kryesor tek femrat dhe tek meshkujt, për regjisorë, skenografi dhe muzikë origjinale për shfaqje teatrale.
Çmimi special ICAR për një kontribut të jashtëzakonshëm ndaj teatrit bullgar sivjet i akordohet aktorit të dashur nga brezat e ndryshëm të bullgarëve Marin Janev. Shkaku janë 50 vjetët nga jeta të cilat Janevi ja ka kushtuar kinemasë dhe për më tepër teatrit, si dhe ditëlindja e tij e ardhshme e 77. Një çmim special i jepet dhe aktores Snezhina Petrova për rëndësinë dhe arritjet e saj në projektin ndërdisiplinor “Medeja”, i cili qe një pjesë nga programi i “Plovdiv - Kryeqyteti Evropian i kulturës 2019”. ICAR për nder dhe dinjitet sivjet merr regjisori Nikolla Petkov.
Ndër çmimet e paraqitura ka dhe ICAR për artin e cirkut. Ai i jepet Nikollaj Ballkanskit - rekordmen në salton e dyfishtë në një ose dy këmbalka dhe trashëgimtar i familjes së njohur bullgare të artistëve të cirkut, të cilët paraqesin arritjet e veta akrobatike nëpër botë dhe e lavdërojnë Bullgarinë jashtë kufirit.
Ngjarja është një pjesë nga edicioni i 15 i Sallonit Teatral të Sofjes dhe nga kalendari i ngjarjeve kulturore të Bashkisë së Kryeqytetit për vitin 2020.
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..