Nikollaj Jonçev u klasifikua në vendin e pestë në kategorinë “Klasik Fizik” në moshën deri në 23 vjeç në Kampionatin Botëror të Bodibilldingut në Cluj të Rumanisë.
Para kësaj bullgari u bë kampion në Kampionatin Shtetëror të Bodibilldingut dhe Fitnessit te ne. Nikollaj ka fituar gjithashtu një sërë garash republikane dhe ndërkombëtare të xhudos dhe sambos.
Sportisti i ri punon gjithashtu si trajner i xhudos dhe sambos për fëmijë.
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..