Krijime bullgare në interpretim të muzikantëve bullgarë – kjo është ideja, e cila ka lindur festivalin për një muzikë dhome në Nju Jork. Kryetare e komitetit organizativ është pianistja Lora Tchekoratova, e njohur me festivalin e krijuar prej saj “Shtegu i pashkelur” në fshatin Kovaçevica. Bashkëkryetare është një pianiste jonë tjetër - Anna Stoytcheva.
I themeluar përpara 15 vjetëve, festivali Bulgarian Concert Evenings in New York (BCENY) pak nga pak tërheq muzikantë dhe nga kombësitë e tjera. Do të shikojmë emrat e tyre dhe në programin e koncertit të ardhshëm Opening Night Gala. E prezanton Llora Tchekoratova :
“Për shkak të rrezikut dhe kufizimeve për Covid-19, të gjitha koncertet do të jenë online. Disa i incizojmë paraprakisht dhe do të bëjmë një premierë në kuadrin e festivalit, të tjerët do t’i transmetojmë direkt në internet. Koncerti i parë është më 27 tetor, në orën 19.30 orë lokale, por do të mund të shikohet dhe më vonë në internet platformat e ndryshme. Siç dihet, organizata jonë ka për qellim të prezantojë përpara publikut të Nju Jorkut kompozitorë dhe interpretues bullgarë. Tani po përdorim mjetet moderne, që të mund të arrijmë deri tek publiku i gjerë. Akoma përpara fillimit të festivalit mundëm të incizojmë krijime të Panço Vlladigjerovit, këngë nga Gjeorgji Zllatev- Çerkin, Vasko Abaxhiev, Parashkev Haxhiev, Dimitër Petkov. Do të ketë premierë të Mutual - pjesë për violinë dhe piano, e shkruar posaçërisht për rastin nga kompozitorja e re Lora Al Ahmad, e cila po kështu jeton në Nju Jork. Mes interpretuesve janë Mariana Karpatova-mexosoprano, violinistët Georgy Valtchev, Alexandrina Boyanova, Stanichka Dimitrova, marrim pjesë dhe ne me Anna Stoytcheva. Ftuam koncert mjeshtrin David Chan, violinistin Dov Scheindlin, violonçelistin Joel Noyes dhe pianistin Peter Fancovic nga orkestra në Metropolitan”.
Dihet se në „The Big Apple“ /molla e madhe/ jetojnë qindra bashkatdhetarë tanë, të cilët kontribuojnë me krijimtarinë e vet për kulturën e qytetit kozmopolit. Mes tyre janë Stefka Evstatieva me një famë botërore dhe Pavlina Dokovska, një pjesë nga bordi i këshilltarëve të festivalit.
“Organizata jonë është e krijuar prej muzikantëve bullgarë në qytet, por Pavlina Dokovska kuptohet se është në zemër të të gjitha ngjarjeve tona - vazhdon Llora Tchekoratova. Ajo zhvilloi një fushatë për grumbullimin e parave për piano e cila është në konsullatën bullgare. Pas kësaj ju ofroi mundësi muzikantëve të rinj bullgarë në Nju Jork të punojnë për këtë cikël koncertesh. Mundëm të krijojmë një traditë të mirë dhe një reputacion të mirë për seritë e koncerteve, me qenë se prezantojmë muzikën prej kompozitorëve bullgarë në një nivel të lartë, në interpretim të këngëtarëve dhe instrumentistëve të shkëlqyer. Aktualisht në Nju Jork që të gjitha sallat janë të mbyllura, por në sajë të mikpritjes së konsullatës bullgare e cila gjendet në Manhattan, mundëm të incizojmë hapjen në bibliotekë aty ku është dhe pianoja. Kështu që publiku ynë do të shikojë se si është atmosfera në sallën, në të cilën zakonisht zhvillojmë koncertet tona. Gjatë muajit nëntor do të kemi një transmetim direkt nga universiteti në Teksas, gjatë muajit dhjetor përsëri do të jemi në konsullatën bullgare.
Për të gjithë situata është e vështirë, që nga muaji mars u anuluan të gjitha ngjarjet, por muzikantët nuk kanë hequr dorë dhe kërkojnë mënyra të mbeten në lidhje me publikun e vet. Për shembull , bashkëshorti im Georgy Vëllçev mori pjesë në disa koncerte në të hapur. Aktualisht po bën incizim, bashkë me grupin e vallëzimit të Mark Morris dhe violonçelistin me famë botërore Jo Jo Ma, por pjesëmarrjet realizohen prej vendeve të ndryshme. Vet unë punoj për organizata të shumta dhe të ndryshme kulturore. Shikoj se që të gjithë po mundohemi të bëjmë atë e cila është në qendër të jetës sonë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaFoto: bceny.org
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..
Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe..