Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lejdi Strangford – anglezja, e cila i donte bullgarët

4
Lejdi Strangford për vizitë në spitalin e vet në Karllovo

Menjëherë pas shtypjes së përgjakshme të Kryengritjes së Prillit gjatë vitit 1876/ kundra sundimit osman/, figura të shquara publike evropiane fillojnë një fushatë për të mbrojtur popullsinë bullgare. Mes tyre është dhe një grua, e cila ka shënuar me germa të arta emrin e saj në kujtesën e bullgarëve. Kjo është lejdi Emili An Strangford. Aristokratja angleze mbërrin personalisht në Bullgari pak pas fundit tragjik të kryengritjes dhe nis një vepër fisnike dhe plotësisht vetëmohuese. Arritja e saj më e shquar janë 6 spitalet, të cilat ajo mundet t’i pajisë me afro 30 mijë lirat britanike të mbledhura prej saj. Një ngakëto spitale është gjendur në fshatin Radillovo. Në ditët tona, në shenjë të mirënjohjes dhe të falënderimit, banuesit e fshatit e kanë kthyer godinën në një muze me një përmbledhje të vogël, kushtuar mirëbërëses së tyre. Por, cila është lejdi Strangford?

“Për jetën e saj dimë se, ka qenë nga shoqëria e lartë, vajza e një admirali të njohur. Ajo ka lindur gjatë vitit 1826. Ka pëlqyer shumë që të udhëtojë. Ajo shkruan librin “Udhëtime në lindje” dhe dashurohet dhe martohet  me recensentin e saj lord Përsi Strangford. Kurse ai ka qenë diplomat në Kostandinopojë, në të njëjtën kohë - një bullgarofil i madh. Lordi e ka njohur shumë mirë dhe me hollësi historinë bullgare dhe me gatishmëri u ka ndihmuar bullgarëve të shumtë që të shpëtojnë në ato kohëra të rënda. Përsi vdes përpara Kryengritjes së Prillit, por ja lë si trashëgimi bashkëshortes së vet dashurinë ndaj bullgarëve. Shumë shpejt pas kësaj Emili organizon një fushatë të madhe bamirësie në Angli, shton dhe kursime të veta dhe mbërrin këtu, në vend, që të ndihmojë”-tregon Marena Vaçkova - përgjegjëse për përmbledhjen e muzeut në fshatin Radillovo.

Ish spitali i Lejdit Strangford në Radillovo, ku gjendet dhe ekspozita e cila i kushtohet asaj

Në rajonin e Bullgarisë Jugore lejdi Strangford udhëton nga fshati në fshat dhe takohet me njerëz, për të biseduar me ta dhe të pyes se prej çfarë kanë nevojë. “Kur kalon që këtu, ajo shikon se fshati ynë është krejtësisht i djegur. Atëherë vendos të krijojë një spital në fshatin Radillovo, si dhe në qytetet Batak, Perushtica, Panagjurishte, Karllovo dhe në fshatin Petriç- tregon Marena Vaçkova. Ajo tërheq mjekë dhe infermiere - gjithë vullnetarë nga jashtë, të cilët mbërrijnë, që të punojnë  në spitalet e reja. Në spitalin e Radillovos mbërrin kroatja 18 vjeçe Sofia Nespaç. Mjerisht gruaja e re është sëmurë nga tifoja gjatë vitit tjetër. E kanë varrosur në oborrin e spitalit. Lejdi Strangford është krenuar shumë me 6 spitalet e saj, të cilat kanë shërbyer po kështu dhe si kuzhina për ngrënien e popullsisë së prekur rëndë. Anglezja nuk ka pasur fëmijë të vet, prandaj u ka ndihmuar qindra jetimëve nga qyteti Batak të gjejnë prindër birësues jashtë vendit”.

Kur ikën përfundimisht nga Bullgaria, Emili birëson 6 vajza bullgare dhe i shpie me vete në Angli me idenë të mund t’u sigurojë një arsim të mirë dhe pas kësaj ato të mund të kthehen përsëri këtu dhe të mund të bëhen mësuese.

Gjatë vitit 1887 Emili Strangford mbledh para për ndërtimin e një spitali në Kajro. Por, në rrugë për ceremoninë zyrtare rreth inaugurimit të tij, zonja e dashur nga të gjithë bashkëkohësit e vet, vdes në bordin e anijes. Kështu përfundon një rrugë jetike e ndriçuar nga bujaria dhe mirësia.

Foto: Muzeu i lejdi Strangford në fshatin Radillovo

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Gjetje kurioze arkeologjike në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll

Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë Pontika dhe daton në shekullin e IV-të para Krishtit. “Kjo është një zonë me varrime interesante,..

botuar më 24-11-10 9.55.PD
Dr. Petër Beron

Dr. Petër Beron për hapat e parë të tranzicionit bullgar dhe demokracisë sot

Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..

botuar më 24-11-10 7.30.PD
Shishja nga ana e përparme dhe e prapme.
Foto: Rezervati Arkeologjik Kombëtar Deultum - Debellt

Një shishe që përshkruan mitin e përbindëshit Himara u zbulua në një nekropol romak të shekullit të II-të

Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..

botuar më 24-11-09 9.25.PD