Dita e Shenjtorit Dhimitër është një nga festat e mëdha të krishtera. Kjo është dita në të cilën nderojmë kujtimin e Dëshmorit të Madh Shën Dhimitër Mirovliti. Ai lindi në Selanik në shekullin e III. Ishte bir i kryebashkiakut të qytetit, i cili ishte një i krishterë i etshëm. Në atë kohë pushteti persekutonte besimtarët në fenë e krishtere, prandaj familja ruante në sekret përkatësinë e vet fetare. Prindërit e Dhimitrit për një kohë të gjatë nuk kishin fëmijë dhe prandaj me zell i drejtoheshin lutje Zotit që t’i dërgonte një trashëgimtar. Biri që lindi posedonte virtyte jashtëzakonisht të rralla. I edukuar mirë, i riu i pashëm gjithashtu u bë një i krishterë i zellshëm dhe vdiq si dëshmor për besimin. Në varrin e tij në Selanik ngritën një kishë të vogël. Mirëpo edhe para kësaj shërbëtori i Dhimitërit kreu shërime të panumërta me rrobën dhe me unazën e shenjtorit. Në vendin e kishës së vogël sot ngrihet një bazilikë e mrekullueshme, në të cilën ruhen lipsanet e Shenjtorit. Në folklorin bullgar Shën Dhimitrit i kushtohet një vend special, ndërsa emri i muajit tetor, kur bie festa e tij është i njohur si “Muaji i Shën Dhimitrit”.
Në të gjitha përrallët popullore bullgare Shën Dhimitër posedon forca të mëdha shpirtërore. Imazhi i tij kujton priftërinjtë e lashtë bullgarë, shëruesit dhe parathënësit legjendarë.
Sesi populli e lavdëron Shenjtorin Dhimitër mund të lexoni në botimin: Dita e Shën Dhimitrit – këngë, besime, zakone
Më 25 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Kliment Ohridski. Kryepeshkop, mësues dhe letrar, ai ishte një nga nxënësit më të shquar të Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodij , ndër Shtatë Shenjtorët - mësuesit e..
Më 24 nëntor, Kisha Ortodokse nderon Shën Katerinën, e cila ishte një nga gratë më të arsimuara të kohës së saj. Ajo jetoi në fund të shekullit III dhe fillim të shekullit të IV dhe rridhte nga një familje fisnike në Aleksandri të Egjiptit. Në..
Katedralja Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” kremton sot festën e saj. Tempulli i shenjtë, simboli i kryeqytetit bullgar, është një tempull monument, i ndërtuar "si shenjë mirënjohjeje ndaj popullit rus për Çlirimin e Bullgarisë nga pushtimi osman në..