Sonja Radeva bën zgjedhjen e vet jetike kur është 4 vjeçe, kur shkon në sheshin e patinazhit me nënën dhe me motrën e saj dhe vesh për herë të parë patinat e dimrit. Kuptohet se atëherë ajo nuk e kupton këtë. Me kalimin e kohës vijnë dhe pasioni dhe dëshira për t’u stërvitur. Gërsheton stërvitjet e dyhershme në ditë me shkollën. “Vetëdisiplinë, kalitje - sporti më gllabëroi dhe kështu mbetet dhe deri më sot”, tregon në intervistën e saj të dhënë për Radio Bullgarinë Sonja Radeva.
Akoma që në minutat e para të bisedës sonë figuristja më tërheq me buzëqeshjen e saj magjepsëse, me çiltërsinë e vet dhe me etjen për jetë, të cilat i posedon dhe i mban në vetvete. Sot, ajo ka pas shpine 7 tituj republikanë në patinazhin artistik, pjesëmarrje në kampionate evropiane dhe ndërkombëtare, dhe në radhë të vet jua transmeton dijet e veta fëmijëve të cilët duan të pushtojnë majat sportive.
Çmimi i suksesit
“Çmimi isuksesit është një punë e madhe dhe e palodhshme dhe një këmbëngulje jashtëzakonisht e madhe, vetëflijim. Çdo gjë të cilën e ndërton dhe e formon sporti, ti duhet ta zhvillosh edhe shumë herë të tjera sipër.
Ajo kalon përmes sprovave të shumta, por gjithmonë vazhdon përpara. Njëherë, në një garë ndërkombëtare me majën e patinave shpon këmbën dhe nevojitet nga sheshi i patinazhit ta shpien në spital për operacion...
Kur e pyes se çfarë është për të sporti, ajo fare nuk luhatet. “Sporti është gjëja e cila më bën jashtëzakonisht të lumtur”, thotë Sonja Radeva:
“Në qoftë se mundem të kthehem mbrapa në kohë, përsëri do ta zgjidhja për 300 herë me radhë! Në qoftë se mundesha të ndryshoja disa gjëra, do t’i ndryshoja, sepse në këtë moment shikoj përmes një prizmi tjetër. Si fillim ky është vetëbesimi - ai gjithmonë më ka munguar. Kur kthehesh mbrapa, shikon se gjërat kanë qenë shumë më pozitive dhe të bukura. Por, mjerisht në sportin individual është shumë e rëndësishme dhe psikika e njeriut. Mbi të duhet të punohet.
Pjesa më e madhe e sportistëve në sportet individuale zhvillohen jashtë
Sporti është biznes dhe çdo një biznes kërkon investime. Ky është një proces, i cili përfshin hallka të tjera të shumta. Kur një prej tyre mungon, rezultati nuk mund të jetë i njëjti. U gëzohem shumë sportistëve tanë, të cilët kanë sukses. Por, mjerisht pjesa më e madhe nga këta në sportet individuale stërviten dhe përgatiten jashtë . Dhe kjo nuk është një rastësi”, pohon bashkëbiseduesja ime.
Pagimi i ulët në sportin profesional tek ne e detyron Sonja Radevën t’i verë fund karrierës së vet si sportiste dhe të kërkojë një realizim jashtë shtetit. Ajo kalon përmes një provimi zgjedhor të rëndë dhe përmes shfaqjeve nëpër anije fillon të udhëtojë në botë – në Evropë, Azi, Amerikë, Australi... Por, në pauzat mes marrëveshjeve gjen kohë që të kthehet në Bullgari dhe me një kënaqësi të madhe zhvillon stërvitje për fëmijët.
Buzëqeshja e fëmijëve të cilët unë i mësoj më motivon
“Kur shkoj në sheshin e patinazhit dhe i shikoj këta fëmijë sesi buzëqeshin, me çfarë dëshirë që vijnë dhe sa më të entuziazmuar dalin, më përmbushet shpirti”, thotë Sonja dhe nënvizon se, pikërisht kjo e motivon të punojë më ta: “Kur unë shikoj se ndonjë fëmijë me të vërtetë ka dëshirë, për mua kjo është më e rëndësishmja, jo kaq madje dhe cilësitë e tij. Edhe sikur të mos të stërviten për arritje të larta, fëmijët mësohen t’i bëjnë gjërat me vullnet. Kështu formohet karakteri, i cili do t’u ndihmojë gjatë gjithë jetës” - thotë Sonja me shpresën që më në fund sporti të zërë një vend të denjë në planet, të cilat i bëjnë drejtuesit tanë për të ardhmen e vendit tonë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e tretë të Turneut të Tenisit "Masters" në Shangai me një fond shpërblyes prej 9 milionë dollarësh.Grigor Dimitrov, i renditur nën numrin 9, eliminoi belgun Zizu Bergs mе 6:3, 3:6,..
Më shumë se 6000 vrapues do të marrin pjesë në edicionin e 41-të të Maratonës Wizz Air Sofia, njoftuan organizatorët e garës në një konferencë shtypi gati dy javë përpara fillimit.Traseja prej 42 kilometrash i disiplinës së gjatë këtë vit do të ketë..
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Nurgyul Salimova shënoi fitoren e saj të parë në turneun e shahut të serisë Grand Prix në Shikment, Kazakistan. Në një ndeshje të raundit të tetë, ajo..