Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ljubomir Kyçukov: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë midis Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe - akoma larg

Foto: Pixabay

Bullgaria duhet të jetë aktive në negocimin e marrëdhënieve të saj me Britaninë e Madhe pas Brexit, por të bazohet mbi interesat e përbashkëta të Bashkimit Evropian. Këtë pozitë mbrojti diplomati bullgar Ljubomir Kyçukov në intervistën e tij përpara Radios Kombëtare Bullgare.

Më 1 janar 2021 Britania e Madhe duhet zyrtarisht të ikë nga Bashkimi Evropian, kurse periudha e tranzicionit, në të cilën të mund të  bien dakord për kushte të favorshme për të dy palët për dalje nga bashkësia, pothuajse përfundoi. Akoma e pazgjidhur mbetet çështja kryesore, në çfarë mënyre do të realizohen  marrëdhëniet e përbashkëta tregtare midis Mbretërisë dhe Bashkimit Evropian. 

Pavarësisht nga thirrjet për kompromis nga ana e udhëheqësve evropian në Bruksel, Londra mbetet e palëkundur, kurse kryeministri Boris Johnson paralajmëroi, se qytetarët dhe biznesi në vend duhet të jenë gati  për Brexit pa marrëveshje. Ish ambasadori i Bullgarisë  në kryeqytetin anglez Ljubomir Kyçukov komentoi përpara Radios Kombëtare Bullgare se, koha e pakët e cila po mbetet po kthehet në një pengesë edhe më të madhe përpara arritjes së marrëveshjeve të dëshiruara.

“Për dy muajt që po mbeten, kjo është e paarritshme, sepse sipas legjislacionit të disa nga shtetet anëtare, një marrëveshje e ngjashme duhet të ratifikohet në parlamentet e tyre kombëtare”-është kategorik Kyçukov. Pavarësisht nga paralajmërimet e Bashkimit Evropian, Britania e Madhe të mos të zhvillojë bisedime paralele me çdo një shtet veçmas, jemi dëshmitarë pikërisht të kësaj:  

“Mbretëria e Bashkuar akoma që në fillim fare kërkonte mekanizma kompensimi për periudhën pas ikjes së vet. Përveç kësaj, jashtë Bashkimit Evropian u intensifikuan së tepërmi marrëdhëniet në drejtim të Indisë, të Shteteve të Bashkuara dhe të vendeve të tjera të mëdha.Bashkimi Evropian tregoi papritur dhe për atë vet unitet në ecurinë e bisedimeve dhe kjo është e rëndësishme, sepse mbron interesat e të gjitha vendeve. Kjo, të cilën një vend i veçantë mund ta arrijë në një plan bilateral si lëshime nga ana e Mbretërisë së Bashkuar, Mbretëria mund të humbasë shumë herë më shumë në sfera të tjera, në qoftë se nuk është e mbrojtur nga rregulla të përgjithshme, të miratuara nga Bashkimi Evropian.Në qoftë se nuk ka rregulla të përbashkëta për shtetasit e Bashkimit Evropian në Mbretërinë e Bashkuar pas Brexit dhe  secila palë duhet t'i negociojë ato veçmas, atëherë do të biem në një situatë mjaft të rëndë”.

Do të duhet të mësohemi të mos përdorim nocionin  Britania e Madhe, si zëvendësuese të Mbretërisë së Bashkuar, meqenëse Mbretëria e Bashkuar është  bashkim midis Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, kurse Britania e Madhe përfshin Anglinë, Skocinë dhe Uelsin - sqaroi diplomati bullgar.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Pixabay dhe BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pas përditësimit të të dhënave, PBB-ja e Bullgarisë për vitin 2023 po rritet

Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..

botuar më 24-10-18 1.41.MD

Bullgaria është e 52-ta në mesin e 165 vendeve për sa i përket lirisë ekonomike

Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..

botuar më 24-10-16 3.26.MD

Statistikat tregojnë një rënie të mprehtë të inflacionit vjetor në vend

Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..

botuar më 24-10-15 3.16.MD