Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pse blloku i 7-të i Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” është me rëndësi për Bullgarinë?

Foto: arkiv

Qeveria i dha dritë jeshile procedurës së ndërtimit të reaktorit të 7-të bërthamor të Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”. Aktualisht ky central i vetmi atomik bullgar disponon dy reaktorë rusë me kapacitet me nga 1000 megavat secili. Ata prodhojnë afro 40 për qind nga energjia elektrike në vend.

Nuk është shumë e qartë situata me centralin e dytë të planifikuar atomik bullgar në Belene, për të cilën tashmë u blenë dhe u furnizuan dy reaktorë të rinj atomikë rusë me nga 1000 megavat secili dhe në ndërtimin e të cilit tashmë u investuan nga shteti më se 1.5 miliard euro. Në fillim të verës tri nga kompanitë e listës së shkurtër për pjesëmarrje në procedurën për zgjedhje të investitorit strategjikë për Centralin Atomik Elektrik “Belene” – “Rosatom”, “GeneralElectric”, “Framatome” u bashkuan, por tani për tani mungojnë veprime më konkrete. Amullia shpjegohet me koronavirusin dhe me krizën botërore ekonomike,  e cila e shoqëron dhe është shkak për pezullimin ose për ndalimin e shumë projekteve industriale në mbarë botën.

Nga ana tjetër, në përputhje me kontratat ndërkombëtare vendi ynë duhet të ndalojë funksionimin e termocentraleve me qymyrgur, të cilat sigurojnë afro 50 për qind nga energjia elektrike në vend. Është e dukshme që kjo do të shkaktojë probleme me furnizimin e biznesit dhe popullsisë me energji elektrike, prandaj është e domosdoshme që të mendohet sesi të kompensohet pamjaftueshmëria e korrentit.

Sllavço Nejkov, kryetar i Institutit të Menaxhimit Energjetik tha para Radios Kombëtare Bullgare:

Në fakt tema për kapacitete të reja në sheshin e Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” nuk është e re. Që në vitin 2012 ajo u zyrtarizua me akte të parlamentit. Ka një vendim nga viti 2012  dhe një tjetër nga viti 2013, por te data e sotme ky vendim duket disi pak abstrakt.”

Përkundër qëndrimit të matur në botë ndaj energjetikës bërthamore tani për tani në Bullgari mbidominojnë  përkrahësit e saj. Sot ky lloj energjie siguron 33 për qind nga korrenti në vend. Ndër përkrahësit është edhe kryeministri Bojko Borisov i cili mbështet diversifikimin energjetik dhe kufizimin e varësisë së vendit në fushën e energjisë nga Rusia. Nga ana e vet ekspertët e Institutit të Ekonomisë së Tregut theksojnë në një analizë të tyre, se “teknologjitë e reja përfshijnë edhe centralet atomike elektrike – me reaktorë të vogël me module, të cilët mund të ndryshojnë prodhimin shpejtë dhe mund të plotësojnë nevojat e konsumit bullgar.”

Për herë të parë nuk ecëm pas kohës, por veprojmë në mënyrë largpamëse. Mirëpo, ky është një proces shumë i gjatë. Me rëndësi është se u vu fillimi”, kështu eksperti energjetik profesor Atanas Tasev komentoi vendimin e qeverisë të ndërtojë bllokun e 7-të të Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”.

Në etapën e tanishme parashikohet që Holdingu Energjetik Bullgar të fillojë konsultime me kompani bërthamore të teknologjisë së lartë mbi çështjet e shumta rreth reaktorit të 7-të të centralit “Kozlloduj”. Sa kohë dhe me kë do të zhvillohen bisedimet; kush do të ndërtojë impiantin dhe pronë e kujt do të jetë ai; çfarë kapacitet do të kenë reaktorët; sa do të kushtojë projekti. Të gjitha ato janë pyetje, të cilët tani për tani nuk kanë përgjigje. Nuk është e rastit që ekspertë parashikojnë vënien eventuale në shfrytëzim të reaktorit të ri të 7-të në vitin e largët 2050. Sipas ministres së energjetikës Temenuzhka Petkova tani është koha të mendohet për të ardhmen, sepse jeta e blloqeve të 5-të dhe të 6-të të Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” gjithashtu do të skadojë. Afati maksimal për bllokun e 5-të është viti 2047, ndërsa për të të 6-të – 2049.

E gjithë kjo do të thotë, se plane dhe ide për zhvillimin e energjetikës bullgare në epokën e re pa karboni ka. Mbetet pyetja për efektivitetin ekonomik të këtyre projekteve dhe për balancimet dhe kundërshtimet gjeopolitike midis ShBA-së dhe Rusisë, të cilët janë lojtarët kryesorë botërorë në fushën e energjetikës bërthamore.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga minimale do të rritet me 144 leva vitin e ardhshëm

Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..

botuar më 24-10-23 3.21.MD

FMN parashikon një inflacion prej 2.8% në Bullgari për vitin 2024

Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..

botuar më 24-10-22 6.30.MD

Qeveria e përkohshme do të zbatojë ligjin dhe paga minimale bëhet 1077 leva (545 euro)

Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..

botuar më 24-10-21 10.08.PD