Bullgaria nuk ndodhet para rrezikut nga kriza e borxhit si rezultat i politikës së saj koherente dhe konservatore. Këtë e deklaroi Kristalina Georgieva – drejtoreshë e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në përgjigje të një pyetjeje të "Bllomberg TV Bulgaria" gjatë konferencës së shtypit për mediat bullgare.
Shefja e fondit theksoi se Bullgaria e kalon më lehtë krizën sesa shumë shtete të tjera. Sipas saj është e rëndësishme që vendi të ketë plane serioze, stabile dhe interesante për këtë se si ta përdorë resursin evropian, që të ketë një ekonomi më konkurruese dhe dinamike.
Georgieva vuri në dukje se FMN-ja pret një rritje negative pa precedent të ekonomisë globale prej 4.4% gjatë vitit 2020.
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..
Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..