Agjencia e Ushqimeve lejoi kthimin nga Norvegjia në Bullgari të qenit Raja të racës Chihuahua, i cili ishte kërcënuar nga eutanazia për shkak të pasaportës së tij të pavlefshme. Kazusi mori jehonë ndërkombëtare pas apelit të aktorit Jean-Claude van Damme ndaj autoriteteve bullgare për ta shpëtuar kafshën tremujore.
Agjencia e Ushqimeve filloi hetim kundër mjekut veterinar, i cili ka lëshuar dokumentet e qenit dhe zbuloi dokumente të falsifikuara. Gjatë kontrollimeve të tjera u zbuluan akoma dokumente me përmbajtje të rreme të kafshëve të tjerë, të cilat duhej të eksportoheshin nga Bullgaria. Kjo është premisë e tregtisë ilegale.
Agjencia heton gjithashtu edhe sinjale për vende të paligjshme për rritjen e kafshëve me qëllim tregti, tha para BNR-së dr. Marina Ivanova nga agjencia.Presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev uroi të gjithë bullgarët në vendin tonë dhe në mbarë botën me rastin e Vitit të Ri 2025 dhe u uroi paqe, shëndet dhe prosperitet. “Bota po përcjell një vit plot rreziqe. Luftërat po bëhen më të..
“Siguria, Evropa” është motoja e Presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian, e cila fillon më 1 janar. Ajo përkon me një periudhë pasigurie rreth luftës në Ukrainë, hyrjen e ardhshme në detyrë të Presidentit të porsazgjedhur të SHBA-së, Donald..
Një vit i mbarë për Agjencinë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, në të cilin gjithçka u zhvillua ashtu siç duhej – kështu e përmblodhi vitin 2024 drejtuesja e saj, Rajna Manxhukova. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, ajo shprehu kënaqësinë për..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..