Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19 në Bullgari Danimarka përfshiu vendin tonë në kategorinë e “vendeve të rrezikuara”. Kështu, që të hyjnë në Danimarkë, udhëtarët që vijnë nga Bullgaria duhet të vërtetojnë se kanë arsye të rëndësishme.
Austria aplikon masa për udhëtarët që vijnë nga 16 krahina të Bullgarisë dhe jo siç ishte deri tani – për udhëtarët që vijnë nga tërë vendi. Bëhet fjalë për krahinat Bllagoevgrad, Burgas, Dobriç, Gabrovo, Jamboll, Kërxhali, Montana, Plovdiv, Razgrad, Shumen, Sliven, Smoljan, Sofje, Stara Zagora, Tërgovishte dhe Varna. Të gjithë që vijnë nga këto krahina duhet të prezantojnë PCR test negativ, të bërë jo më vonë se 72 orë, ose të mbeten në karantinë 10 ditore. Karantina mund të ndërpritet me PCR test negativ në kuadrin e 48 orëve, bëri të ditur MPJ-ja bullgare.80 shtetas të tjerë bullgarë nga Libani u ulën në Aeroportin e Sofjes me aeroplanin qeveritar. Kështu, numri i të evakuuarve me dy fluturimet pas 30 shtatorit është tashmë 169. Fluturimin e fundit e ka mirëpritur ministrja e transportit Krasimira..
Nga data 2 deri më 20 tetor, në galerinë "Nuanca" të Sofjes do të mbahet edicioni i tretë i Bienales Ndërkombëtare të Akuarelit. Ekspozita do të prezantojë veprat e 14 artistëve nga 7 vende - Australia, Bullgaria, Italia, Moldavia, Rusia, Tajvani..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 12°, në Sofje 5°. Maksimumi do të jetë nga 19 deri në 24°, në kryeqytet do të jetë 21°. Në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore ka kushte për ngrica në mëngjes. Gjatë ditës do të..
Gjatë natës , vranësira në gjysmën perëndimore të vendit do të jetë e ndjeshme dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Në lindje do të ketë vranësira..
Besimi në NATO (40,1%) dhe BE (59,5%) në Bullgari rritet përkatësisht me 8 dhe 5 për qind, krahasuar me vitin 2023, sipas një studimi të Gallup..
Me titullin: "Të jetosh ëndrrën tënde të një pensionisti bullgar", gazeta britanike "Daily Mail Online" publikoi një letër të gjerë të Simon Hill,..